E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Oketa Levizje politike e opozites

Deputeti demokrat Gazmend Oketa kritik i maxhorances per ligjin e pronave dhe pjeserisht per ate te SHISH ka folur ne Top Story per moskalimin e ligjit te gjykatave administrative ne parlament pas thirrjes se bere nga SHBA.

Besoj qe shqetesimi i maxhorances per te kaluar ligjin e gjykatave administrative eshte real sepse here pas here eshte vendosur ne axhenden e punimeve te Kuvendit dhe arsyeja pse nuk eshte votuar ka qene per faktin se opozita ka bojkotuar seancen e votimit. Shqetesimi dhe qendrimi i maxhorances ka qene me vullnetin e mire per ta kaluar kete ligj. Sot opozita nuk iu pergjigj thirrjes per te bashkuar voten thekson Oketa.

Sipas tij kjo eshte nje levizje politike e opozites. Une besoj se pervec asaj qe opozita thote duke qene se ne pozicionin e zv/kryeministrit kam punuar me kete projekt mendoj se opozita ka bere disa llogari politike. Ne vitin 2007 eshte nenshkruar kontrata e pare e sfides se mijevjecarit marrja e nje projekti te dyte deshmoi se reformat e qeverise shqiptare bene certifikimin ne nivelin e dyte. Do te mundesohej niveli i Shqiperise ne nivelin Kompas per te marre financime me te medha nese kalonte ky ligj. Ne rast se indikatoret e ketij projekti nuk do kaloheshin atehere nuk do kalonim ne nivelin Kompas nenvizoi deputeti demokrat.

Sipas Oketes opozita mund ta votonte ne parim kete ligj dhe mund te lihej nje jave kohe per te diskutuar te gjitha ato detaje qe nuk eshte dakort. Cenohet jo vetem raporti me SHBA por imazhi i vendit dhe marredheniet me partneret e tjere europiane. Eshte nje moment qe ne radhe te pare duhet te shqetesohemi per efektin dhe imazhin negativ qe jep tek biznesi dhe qytetaret si dhe reflekton imazhin negativ te politikes shqiptare vijoi ish zv/kryeministri.

Oketa shtoi se ligji per SHISH ka rendesi me te madhe dhe theksoi per te une kam bere publik qendrimin tim duke mos pranuar amendamentin e propozuar. Gazmend Oketa nuk la pa permendur as ceshtjen e zgjedhjeve dhe protestat e opozites. Ne 15 muaj opozita nuk ka arritur te gjeje mundesine ligjore per te arritur transparencen cka me ben te dyshoj se opozita nuk kerkon vertet hetimin e zgjedhjeve theksoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›