E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thellohet skandali Prudentino aksioner me kunatin e Bregut

Motra e ministres se Integrimit eshte anetare e keshillit mbikeqyres ndersa kunati aksioner i kompanise me 20


TIRAN- Albino Prudentino ka ndertuar biznese te shumta ne Shqiperi duke u lidhur me te aferm te kabinetit qeveritar. Ne letrat zyrtare te kompanise shfaqet fillimisht emri i Shpresa Brecanit vajzes se motres se kryeministrit Berisha dhe me pas emri i motres dhe kunatit te ministres Majlinda Bregu.
Madje kunati i ministres se Integrimit Majlinda Bregu i eshte bashkuar familjes Prudentino ne biznesin e lojerave te fatit ne Shqiperi. Ne shkurt te ketij viti Angelo Prudentino krijon kompanine ne te cilen kunati i ministres Bregu zoteron 20 per qind te aksioneve ndersa motra e saj prezantuesja Ornela Bregu rezulton te jete anetare e keshillit mbikeqyres te kompanise BETTING SYSTEM ALBANIA.


Angelo Prudentino sipas hetuesve italiane perdorte parate e organizates mafioze Sacra Corona Unita per te investuar ne lojerat e fatit. Dokumentet zyrtare te shtetit shqiptar tregojne se motra e ministres se Integrimit Ornela Bregu eshte anetare e keshillit mbikeqyres ndersa i shoqi zoteron 20 per qind te aksioneve te kopanise BETTING SYSTEM ALBANIA. Kompania eshte krijuar me 1 mars te vitit 2010 dhe z. Ervis Gjecaj jo vetem qe zoteron 20 per qind te aksioneve te kesaj kompanie por rezulton te jete edhe perfaqesuesi ligjor i saj.


Nderkohe Gjykata e Vlores dha dje masen e arrestit burg pa afat per bosin italian te mafias. Nderkohe qe po dje ne Vlore ka mberritur edhe nje avokat italian qe mendohet se do te perfaqesoje ligjerisht Albino Prudentinon. Burime nga prokuroria e qytetit te Vlores bejne te ditur se sanca gjyqesore e dites se djeshme ka zgjatur pak minuta pasi te vetmet akte ligjore qe eshte njohur trupi gjykues ka qene vendimi gjykates italiane ne Lece. Keshtu me paraqitjen e dokumentave nga drejtesia Italiane trupi gjykues ka dhene masen e arrestit burg pa afat. Duket se kjo kohe do te jete e mjaftueshme per drejtesine italiane qe te nise procedurat e ekstradimit ndaj Albino Prudentinos


Brecani E dhashe borxh emrin..


Shpresa Brecani vajza e motres e kryeministrit Berisha ka pranuar dje faktin qe eshte ekspertja kontabel e shoqerise se bosit te mafias italiane Albino Prudentino por sipas saj vetem sa ka vene ne dispozicion emrin e saj.

Nje prej aksionereve me kerkoi leje qe te vendoste emrin tim si Eksperte Kontabel e shoqerise. Kete kerkese e pranova per kortezi duke qene qe ky eshte nje veprim ligjor formal dhe i rendomte ne momentin e krijimit te shoqerise por qe nuk krijon per mua angazhimin e certifikimit te saj per sa kohe qe shoqeria me nje vendim asambleje nuk nenshkruan nje kontrate sherbimi me mua. Theksoj se pervec lejimit te citimit te licences sime ne momentin e krijimit ne asnje moment nuk kam qene eksperte kontabel e kesaj shoqerie dhe nuk kam ofruar sherbime te karakterit profesional- thuhet ne njoftimin e Brecanit.


Ne shtypin e dites ne Tirane jane botuar sot dokumenta te shumte qe provojne se mbesa e Berishes Shpresa Brecani ka sherbyer si eksperte kontabel ne nje nga kompanite e medha te basteve te hapura ne Shqiperi nga Albino Prudentino nje prej drejtuesve kryesore te organizates kriminale mafioze Sacra Corona Unita.
Prudentino u arrestua dje ne qytetin e Vlores per llogari te drejtesise italiane.
Prudentino 59 vjec jetonte ne Shqiperi prej kohesh dhe kishte themeluar tre kompani ne fushen e basteve dhe kazinove


Emri i Shpresa Brecanit vajza e motres se kryetarit te qeverise shqiptare S.Berisha nuk eshte i panjohur per opinionin publik shqiptar. Znj.Brecani ka punuar dhe si eksperte kontabel e dy kompanive te biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazllic te cilin kryeministri Berisha e ka quajtur mik te ngushte familjar perpara Kuvendit te Shqiperise.
I njejti emer pra ai i Shpresa Brecanit del edhe si audituese e pasqyrave financiare te ndermarrjes MEICO dhe te Uzines se Policanit.


Kompanite e basteve te Prudentinos egzistojne zyrtarisht te regjistruara ne Qendren Kombetare te Regjistrimit ne Tirane nen emrin e djalit te tij Anxhelo Prudentino 35 vjec. Ne Bet Plus Prudentino zoteron 45 per qind te aksioneve ne Betting System Albania zoteron 80 per qind te aksioneve dhe ne Cazino Italia 50 per qind te aksioneve.
Prudentino dhe 11 te tjere u arrestuan nga repartet speciale te ROS policise italiane dje ne kuader te operacionit antimafie Calypso.


Raporti i SHISH ne Kuvend paralajmeroi se parate e pista te vendeve te huaja po investoheshin ne Shqiperi. SHISH Mafia po sponsorizon lojerat e fatit dhe politikanet


Kambanat e alarmit per shtrirjen e organizatave mafioze ne Shqiperi rane ne korrik te ketij viti ne nje raport te paraqitur nga SHISH ne parlament. Aso kohe raporti i paraqitur ne Kuvend nga kreu i SHISH Bahri Shaqiri u mbajt sekret nderkohe qe ka qene opozita ajo qe beri publik disa detaje te tij. Ne raport thuhej se mafia krimi organizuar dhe sherbimet sekrete te vendeve te huaja kane sponsorizuar emerimin dhe ngjitjen ne karriere te qeveritareve dhe politikaneve ne Tirane. Sipas raportit te SHISH keta persona vazhdojne ende te mbajne lidhje te ngushta me sponsorizuesit e tyre mafian krimin e organizuar dhe sherbimet sekrete te vendeve te huaja.
Ne raportin e paraqitur nga drejtori i SHISH Bahri Shaqiri para deputeteve te Komisionit te Sigurise Kombetare te Kuvendit thuhej se organizatat mafioze kalabreze nderveprojne me shtetas shqiptare nga nje qark nder me te medhenjte e me te pasurit ne Shqiperi. Grupe kriminale kazaleze napoletane po shprehin deshiren te investojne ne Shqiperi ne drejtim te ngritjes apo blerjes se kazinove ashtu sic ne Malin e Zi dhe Maqedoni - citohej ne raport.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›