E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, kapen për drogë 5 shqiptarë e 2 italianë

Pesë shtetas shqiptarë dhe dy italianë u arrestuan sot nga policia në kryeqytetin e Italisë me akuzën e trafikut të drogës. Grupi kriminal u zbulua gjatë hetimeve që policia ishte duke zhvilluar mbi tentativën e vrasjes ndaj pronarit të një bari në Romë.
Faktet e zbuluara më pas gjatë hetimit gjetën se biznesmeni kishte pasur konflikte të vazhdueshme me një grup shqiptarësh dhe italianësh për shkak të tregtisë së drogës.
Policia tha se u sekuestroi të arrestuarve mijëra doza kokaine të gatshme për shitje si dhe një shumë financiare prej 15 mijë euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›