Ligji i ri i SHISH, Moisiu: Klasa politike të reflektojë

Ish-presidenti Alfred Moisiu i ka bërë thirrje politikës që të reflektojë për sa i përket ndryshimeve në ligjin e SHISH-it. Duke folur në një tryezë të mbledhur me ambasadorët në Tiranë për ligjin e ri për Shërbimin Informativ Shtetëror Moisiu theksoi se jo çdo ndryshim është është reformë dhe sjell rezultate pozitive duke shtuar se i bën thirrje klasës politike për një reflektim për një vendimarrje sa më të pjekur.
"Shqipëria ndodhet në një status tjetër dhe ndodhet në NATO dhe ndihej keqardhje që klasa politike sillet në mënyrë jo transparente që na vë në pozita dhe në dyshime me partnerët tanë ndërkombëtarë" theksoi Moisiu.
Gjithashtu Moisiu theksoi se ne kemi privilegjin që të përfitojmë nga nevojat dhe gabimet në të kaluarën dhe se do të jetë e gabuar nëse nuk përfitojmë nga këto gabime pasi debati nuk është për një institucion por për parimet e shtetit.
"Të mos heshtin por bëj thirrje për vetëpërmbajtje ndaj një parlamenti që hesht dhe nuk i kupton dëmin e madh që po i bën vendit" theksoi Moisiu