E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, pastaj debatin e fortë politik

Sot ka shumë debat politik. Ka një parim që në debatin politik diskutohet fort, ka nevojë për argumente dhe kundërargumente dhe në përfundim të debatit gjithmonë precipiton një zgjidhje dhe kjo zgjidhje duhet të jetë në radhë të parë në funksion të interesave të çdo qytetari të thjeshtë. Të gjithë kërkojnë që të jenë të lirë për të shijuar hapësirat e lirisë dhe të demokracisë. Prandaj të gjithë së bashku, pavarësisht në nivel qendror, në nivel lokal, të gjithë duhet të kemi një frymë që tu japim mundësi njerëzve që të ndjejnë hapësirat e lirisë dhe sa më i lirë të jetë njeriu, aq më i motivuar është për të punuar dhe për të dhënë frute në funksion prapë të brezave dhe të demokracisë

Nga Bamir Topi*

President i Republikës

Berati futet me një identitet të qartë që është identiteti historik, kulturor, civilizues dhe jo pa qëllim shkrimtari dhe gazetari i njohur italian, Indro Montaneli e paraqet Beratin si diçka unikale. Ai, duke iu referuar Beratit thonte që është uniqum i trashëgimisë kulturore botërore. Padyshim ato vlerësime që vijnë nga të huajt, nga njerëz me emër në gazetarinë botërore janë si pika referimi edhe për promovimin e vlerave të veçanta që ka ky qytet i lashtë. Berati është pjesë e atij identiteti të fortë kombëtar, ku ne vlerësojmë ato elementë unikalë që ka tradita jonë kulturore dhe historike sikurse janë bashkëjetesa fetare, harmonia fetare. Jua thashë këto fjalë për të risjellë atë sensitivitet të shtuar që ka çdo qytetar i Beratit, në vëmendje të institucioneve shqiptare, të institucioneve shtetërore dhe padyshim të të gjithë personaliteteve për ta çuar emrin e lashtë të Beratit, të këtij qyteti me tradita të veçanta, në të gjitha tryezat ku diskutohet për pasuritë botërore. Unë i kam të freskëta ato diskutime për shkëmbimet e pasurive kulturore të vendeve të Ballkanit dhe, padyshim, pjesë emblematike e krenarisë sonë kombëtare mbetet kjo trashëgimi, e cila është futur në fondin e trashëgimisë botërore.
***

Në të gjitha takimet që unë kam pasur anembanë Shqipërisë, në të gjitha takimet që kam pasur me qytetarë, qoftë në zyrën time, qoftë aty ku ata jetojnë e punojnë, kemi bërë një bashkëbisedim të hapur e të sinqertë për progresin, natyrisht edhe për ndalesat, apo pengesat e përkohshme. Kam parë nga afër këndvështrimin e tyre politik, shoqëror, ekonomik, kulturor dhe duhet të jemi koshientë që problematika e shoqërisë shqiptare është komplekse. Është shumë e rëndësishme të vëmë në dukje një fakt: të thuash sot që nuk ekzistojnë dallime, natyrisht që nuk do të ishim të sinqertë, nuk do të ishim realistë. Dallimet ekzistojnë dhe me kalimin e kohës ne duhet të bëjmë që në radhë të parë të sjellim në vëmendje atë traditë qytetare që më së pari dallohet në këtë qytet. Pra, për kohezonin social, një lloj harmonie qytetare, pavarësisht nga problemet, kërkohet një solidaritet qytetar.
Çdo njeri është i lirë në bindjet e veta politike. Në kohën e demokracisë fatmirësisht çdo njeri ka mundësi që ti elaborojë bindjet e veta politike. Por, kur vjen puna për çështje që kanë të bëjnë me komunitetin, që kanë të bëjnë me qytetin, kanë të bëjnë me vlerat që njeriu i shikon dhe formohet para se të ketë koshiencë politike, atje ku është rritur, atje ku është edukuar, patjetër që ka nevojë që të gjithë së bashku tu rikthehemi këtyre vlerave. Pra, për qytetin e Beratit të jeni të gjithë së bashku. Ata që janë deleguar nga Berati në pushtetin qendror në Parlamentin shqiptar, qoftë dhe ata që janë në pushtetin vendor të gjithë së bashku të promovojmë vlerat më të mira të këtij qyteti dhe këto vlera nuk janë thjesht arkitektura e ndërtesave, nuk është hapësira urbane, pra të vlerësojmë specifikat që ka ky qytet, ku do të vlerësoja qytetarinë, trashëgiminë kulturore dhe historike të tërë shoqërisë, e cila në 2400 vjet asnjëherë nuk e ka braktisur këtë hapësirë.
E veçanta e këtij qyteti është që në lashtësinë e tij 2400 vjeçare ky qytet nuk ka mbetur një hapësirë e pajetuar. Jemi koshientë, jemi dëshmitarë edhe mbi bazën e atyre vlerave arkeologjike që ne shikojmë nëpër Shqipëri që ka qytetërime, të cilat janë ezauruar, kanë përfunduar dhe sot kemi vetëm rrënoja arkeologjike, ndërsa një dëshmi autentike, një dëshmi unikale e një qytetërimi 2400-vjeçar që evidentohet, sikurse e thashë, nga vlerat e veçanta të ndërtesave, të muzeumeve, e shikojmë në këtë hapësirë urbane, e cila vazhdimisht është rritur. Natyrisht, në ndonjë rast, sikurse jeni dhe dëshmitarë të një tranzicioni paksa problematik, edhe të ndryshimeve të arkitekturës, apo atyre deformimeve që ne duhet ti kishim ripërtërirë, por gjithësesi sot kemi mundësi të shumta që të rikthehemi me shumë vëmendje për të evidentuar vlerat e veçanta të këtij qyteti.
Unë padyshim që si President i Republikës, por në radhë të parë si qytetar kam qenë gjithmonë i apasionuar, duke e njohur shumë mirë histroinë e këtij qyteti dhe që të gjithë së bashku, pavarësisht nëse jemi qytetarë të Beratit, sepse në radhë të parë jemi qytetarë të Shqipërisë, jemi krenarë me ato figura që kanë dalë nga ky terren. Janë figura që i kanë dhënë emër këtij qyteti dhe këto figura nuk kanë ardhur thjesht në një moment, por kanë ardhur brez pas brezi, që do të thotë që kjo qytetari në Berat ka një traditë, e cila nuk duhet asnjëherë që të harrohet. Natyrisht që të rinjtë kanë nevojë të argëtohen, por ata kanë nevojë edhe të formohen nëpër shkolla, të cilat jua rrisin cilësinë e tyre, kanë nevojë që të jenë krenarë për historinë e qytetit të tyre, sepse do të bëhen qytetarë të një Evrope, në të cilën konkurohet vetëm mbi bazat e dijes, të formimit, të standardit intelektual që do të bëjë të mundur që Berati të jetë jo thjesht në vëmendjen e institucioneve të Shqipërisë, por edhe të atyre evropiane.
Unë kam pasur kontakte të shumta me personalitete të botës politike, të botës së kulturës, të letrave dhe unë shikoj një moment për të cilin mund tjua dëshmoj. Të gjithë ndihen krenarë. Të gjithë kanë dëshirë të përfshijnë në axhendat e tyre një udhëtim në qytetin e Beratit, në qytetin e Gjirokastrës. Pra, bota moderne gjithnjë e më shumë e ka të nevojshme të shikojë e të kthehet në ato vlera, sepse modernizmi mund të sjellë shumë vlera, por këto panorama unikale, këto muzeume me këta personalitete të kulturës, sikurse ka qenë Onufri, i cili është mjaft afër Rilindjes Evropiane me talentin dhe vlerat e tij unikale, Kodikët, sikurse e përmendët edhe ju, janë pjesë e asaj pasurie autentike që gjendet këtu. Këto kisha, xhamia nuk janë thjesht institucione që kanë vulën e kohës, por dëshmojnë që ky qytet, kjo shoqëri e vjetër e Beratit ka pasur tolerancën, mirëkuptimin që qysh në ato kohëra të jepte mundësi që jo vetëm të bashkëjetohej në harmoni, por edhe të shfrytëzonte hapësirat e asaj demokracie të brishtë në atë jetë të trazuar. Kështu që, unë mendoj që rikthimi në këto vlera është domosdoshmëri.
Problemet që kanë të bëjnë me decentralizimin

Unë mund të them që qysh nga vitet 90-të, janë bërë përpjekje nga të gjitha krahët e politikës, për të arritur plotësimin e një detyrimi për ratifikimin e kartës së autonomisë lokale dhe ka sjellë miratimin e një pakete ligjore, e cila dhe këtë jua them me siguri, nuk ka vetëm vulën e një krahu politik, por ka pasur një miratim unanim në tryezë, sepse është arritje dhe një vlerë e pranuar parimisht nga të gjithë që pushteti vendor duhet të marrë më shumë kompetenca, duhet të ketë më shumë autonomi, duhet të ketë më shumë iniciativë, duhet të ketë më shumë vetëveprim dhe kjo është realizuar nëpërmjet një pakete ligjore ku ka pasur tre komponentë dhe këto komponentë vazhdojnë të qëndrojnë të fortë.
Komponenti i parë ka të bëjë me decentralizimin e kompetencave, të funksioneve. Një tjetër është ai që lidhet me decentralizimin fiskal. Një element tjetër që ka mbetur më prapa, por që duhet të konsultohet është çështja e transferimit të pronave. Pra

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›