Rruget e pasigurta shkaktojne "epidemi te heshtur"
Nga Philippe Le Houérou*
Nje "epidemi e heshtur" e dhunshme, por shpesh e neglizhuar, po prek vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, Ballkanit, Baltikut, Evropes Qendrore dhe Turqise. Lendimet dhe fatalitetet nga trafiku rrugor iu ndodhin individeve, por impakti kolektiv mbi shoqerine shpesh nuk shihet, nuk shprehet dhe neglizhohet. Megjithate, ne keto vende vdekjet nga trafiku rrugore arrijne permasa epidemie, vecanerisht ne dhjetevjecarin e fundit dhe atje, njerezit kane dy ose tre here me shume mundesi te vdesin nga plagosjet ne trafikun rrugor sesa njerezit ne Evropen Perendimore.
Plagosjet ne trafikun rrugore renditen nder 10 shkaqet kryesore te vdekjeve, ne vendet e Evropes dhe Azise Qendrore, sic dokumentohet ne nje raport te fundit te Bankes Boterore "Perballja me vdekjen mbi rrota": Berja e Rrugeve te Sigurta ne Evrope dhe Azi Qendrore". Pothuaj 80.000 njerez vdiqen ne vitin 2007 si rezultat i plagosjeve ne trafikun rrugore, rreth dyfishi i numrit ne Evropen Perendimore. Vendet si Kazakistani, Rusia, Lituania dhe Ukraina kane perqindje vdekshmerie rreth 20 ne 100.000 njerez, krahasuar me me pak se 5 ne 100.000 njerez ne disa vende te Bashkimit Evropian. Nivele te larta (dy ose tre here me te larta se ne Evropen Perendimore) vihen re dhe ne Malin e Zi, Letoni, Gjeorgji, Bjellorusi, Sllovaki, Poloni, Armeni, Turqi dhe Bullgari. Per cdo vdekje shume me shume njerez shtrohen ne spital ose kane lendime qe kerkojne kujdes mjekesor (pothuajse 820.000 njerez vetem ne vitin 2007).
Atehere, cfare mund te behet per te ndaluar kete 'epidemi te heshtur'?
Praktikat e mira nderkombetare tregojne se per te reduktuar 'Vdekjen mbi rrota', vendet duhet te adoptojne nje qasje gjitheperfshirese te nje sistemi te sigurt, qe duhet te zbatohet sistematikisht dhe vazhdimisht ne nje periudhe kohe 20 deri 30 vjecare. Nuk eshte thjesht numri i viktimave njerezore, qe duhet te shqetesoje politikeberesit ne Evrope dhe Azi Qendrore por dhe kostot ekonomike jane gjithashtu te larta.
Viktimat dhe paaftesite e shkaktuara ne rruge minojne zhvillimin e kapitalit njerezor qe eshte thelbesor per mireqenien e qendrueshme afatgjate ekonomike dhe shoqerore. 'Epidemia e heshtur' ka efekte vecanerisht negative mbi popullsine e moshes 15-44 vjec - te rinjte dhe njerezit ne moshe pune, ne "lule te jetes" se tyre. Plagosjet e trafikut rrugor tashme jane shkaku kryesor i vdekjes tek femijet, adoleshentet dhe te rriturit e rinj te moshes 5-29 vjec dhe shkaku i trete kryesor i vdekjes ne radhet e atyre te moshes 30-44 vjec. Rreth 80 per qind e viktimave te vdekjeve te trafikut rrugor jane meshkuj. 'Ngasja e hutuar' per shkak te perdorimit ne rritje te telefonave celulare dhe mesazheve gjate ngasjes se makines, gjithnje e me shume, rezulton ne perplasje te trafikut rrugor qe ndikon ne vecanti mbi shoferet e rinj.
Kostoja ekonomike e vdekjeve dhe plagosjeve ne rruge ne vendet e Evropes dhe Azise Qendrore eshte vleresuar te tejkaloje 1,5 per qind te PBB-se ne vit. Shpenzimet me te larta ne vit jane ne Rusi (34 miliarde USD), Turqia (14 miliarde USD), Polonia (10 miliarde USD) dhe Ukraina (5 miliarde USD).
Ndikimi i lendimeve te trafikut rrugore ne radhet e kembesoreve, eshte gjithashtu i rende meqenese shumica e masave te sigurise, historikisht jane perqendruar ne mbrojtjen e udhetareve te automjeteve ne vend te kembesoreve. Kembesoret, femijet dhe te moshuarit, jane me te prekshmit.
Ne gjendjen e dobet te sigurise se trafikut rrugor ne vendet e Evropes dhe Azise Qendrore kontribuojne dhe sistemet e dobeta te menaxhimit te sigurise rrugore, rruget e perkeqesuara, rritja eksponenciale e numrit te automjeteve (zakonisht te perdorura) gjate dhjetevjecarit te fundit, sjellja e dobet e drejtuesve dhe mungesa e zbatimit te ligjeve dhe rregulloreve te sigurise rrugore. Konsumi i tepruar i alkoolit - sindroma e 'ngasjes se dehur', eshte gjithashtu nje faktor i madh kontribuues.
Transporti rrugore eshte i rendesishem per zhvillimin meqenese ai lehteson levizjen e njerezve, mallrave dhe sherbimeve, rrit mundesite e punesimit dhe permireson aksesin ne sherbimet themelore. Shumica e vendeve ne rajon kane investuar shume, gjate dhjetevjecarit te fundit ne permiresimin e sistemit te tyre te transportit rrugor. Per fat te keq, "epidemia e heshtur" e 'vdekjes mbi rrota' vazhdon te zvogeloje perfitimet nga keto investime dhe duhen perpjekje te vendosura per ta permiresuar kete prirje.
Pra, cfare eshte e nevojshme per t'i bere rruget me te sigurta?
Eshte themelor nje nivel i larte mbeshtetjeje politike dhe financimi, si dhe nje sistem i forcuar i menaxhimit te sigurise rrugore, duke perfshire koordinim te ngushte te veprimeve nga nje agjenci drejtuese, ministrite e ndryshme (transport, shendetesi, polici), komunitetin e biznesit, dhe organizatat jo-qeveritare, ne te cilat priret te shperndahet pergjegjesia e sigurise rrugore. Nje fokus mbi rezultatet duhet te perqendrohet ne aspektet e meposhtme kryesore:
Menaxhimin institucional i forcuar per sigurine rrugore, duke perfshire koordinimin, financim te qendrueshem, si dhe monitorim dhe vleresim;
Permiresimin e infrastruktures rrugore nga planifikimi, projektimi, funksionimi deri ne perdorim;
Ligje, standarde dhe rregulla te forcuara te sigurise rrugore, per hyrjen dhe daljen e automjeteve dhe perdoruesve te rruges dhe zbatimin e tyre efektiv;
Fushata te edukimit publik per te modifikuar sjelljet e rrezikshme;
Sherbimet e mireorganizuara te urgjences mjekesore.
Fitore te shpejta jane zakonisht te mundshme nepermjet zbatimit te vendosur te masave te mira inxhinierike qe permiresojne projektet e rrugeve dhe i bejne rruget te sigurta, te tilla si kontrolli me i mire ne kryqezime, barrierat e perplasjes, tabelat, shenjat, kalimet per kembesore dhe mirembajtja e rrugeve, zbatimi i ligjeve dhe standardeve si ato qe lidhen me perdorimin e rripit te sigurimit, ngasjen ne gjendje te dehur, ngasje e shperqendruar dhe masa te mira te trajnimit te drejtuesve dhe te licensimit te automjetit; futja e teknologjive te reja, te tilla si zbatimi i shpejtesise se automatizuar. Forcimi i sherbimeve mjekesore pas perplasjeve, mund te ndihmoje ne parandalimin e vdekjeve dhe seriozitetin e plagosjeve.
Shume vende ne Evrope dhe Azine Qendrore kane ngritur tashme strukturat dhe proceset per te arritur keto fitore te shpejta dhe per te filluar uljen e 'vdekjes mbi rrota'. Shumica e tyre kane nje agjenci drejtuese per te bashkerenduar reagimin kombetar, e financuar nga buxheti kombetar dhe strategji kombetare te sigurise rrugore me objektiva te matshme, si dhe ligje dhe rregullore perkatese. Masat per qetesimin e trafikut, te tilla si gungat e shpejtesise, kane reduktuar lendimet e trafikut rrugor, vecanerisht lendimet e kembesoreve ne disa vende, ndersa ne vendet e tjera testimet rastesore te frymes per zbulimin e ngasjes ne gjendje te dehur dhe perdorimin i detyrueshem i rripave kane qene masa efektive. Masa te tjera ligjore si pezullimi apo revokimi i lejeve te drejtimit te makines po ndihmojne ne kontrollin e shpejtesise. Qeverite ne rajon jane gjithashtu duke bere perpjekje te medha per te permiresuar sherbimet e urgjences mjekesore dhe rehabilitimit ne korridoret kryesore rrugore, ne te gjithe vendin per te parandaluar vdekjet dhe paaftesine e perhershme pas nje aksidenti me makine.
Megjithate, pavaresisht nga perparimi i bere gjate viteve te fundit ne disa vende, duke perfshire vendet qe tani jane pjese e Bashkimit Evropian, rajoni i Evropes dhe Azise Qendrore vazhdon te kete nje nga performancat me te keqija te sigurise rrugore ne bote. Banka Boterore, duke punuar ne partneritet me agjenci te tjera te tilla si Organizata Boterore e Shendetesise dhe Komisioni per Sigurine Rrugore Globale, si dhe bankat e tjera shumepaleshe te zhvillimit, eshte e gatshme te ofroje ndihme teknike dhe financiare ne menyre qe te ndihmoje zbatimin e "Dekada e KB-se per Veprimin per Sigurine Rrugore" e miratuar kohet e fundit. Koha per te vepruar eshte tani sepse mijera jete jane ne rrezik.
* Philippe Le Houérou eshte Zevendespresidenti i Bankes Boterore per Evropen dhe Azine Qendrore. Raporti i plote i "Perballja me 'Vdekjen mbi Rrota': Berja e Rrugeve te Sigurta ne Evrope dhe Azi Qendrore" (Confronting "Death on Wheels": Making Roads Safe in Europe and Central Asia") gjendet ne faqen zyrtare te Bankes Boterore