Ndarja e posteve, ndahet në dy kampe PD-ja

Ndarja e posteve qeveritare nga ato partiake duket se ka ndarë në dy kampe Partinë Demokratike. Ndërsa shtohen zërat pro një organizimi të ri të partisë që përfshin edhe ndarjen e posteve, nga ana tjetër shtohen edhe opinionet që kërkojnë ruajtjen e strukturës aktuale. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, njëherësh nënkryetari i PD-së Astrit Patozi është shprehur pro ndarjes së posteve qeveritare nga postet e sekretariatit, pasi sipas tij kjo i shërben forcimit të partisë.
Nga ana tjetër Jemin Gjana, një prej politikanëve më të shquar të PD-së, është pro ruajtjes së strukturës aktuale të partisë. Sipas tij reformimi i PD-së duhet të prekë vetëm postin e sekretarit organizativ dhe atij për marrëdhëniet me median ndërkohë që postet e tjera nuk kanë pse të ndahen.
Nga i gjithë ky debat për ndarjen e posteve janë të përjashtuar në mënyrë të prerë kupola e partisë, kryetari, 2 nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm , të cilët në çdo rast do të përfaqësojnë demokratet në qeveri dhe në parti