E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petersen uron pavarësinë dhe Kushtetutën

Prishtinë- Ish-shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, ka mbërritur për një vizitë në Kosovë me rastin e njëvejtorit të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Petersen u prit sot nga presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, i cili e falënderoi për punën që ka bërë gjatë mandatit të tij në Kosovë, si dhe për angazhimet e tij të mëvonshme për çështjen e Kosovës.

Ish-kryeadministratori Petersen uroi presidentin Sejdiu për pavarësinë e Kosovës dhe për përvjetorin e parë të Kushtetutës dhe theksoi se ndihej i nderuar që ndodhej sërish në këtë vend, ku gjeti një pritje shumë miqësore.

Petersen është pritur dje edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
"Është kënaqësi që jam sot këtu, në Kosovën e pavarur dhe shfrytëzoj rastin t’ ju uroj përvjetorin e parë të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës", tha Petersen gjatë këtij takimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›