Vizat rrezohet kushti per Shqiperine

Komisioni per Lirite Civile Drejtesi dhe Punet e Brendshme miratoi me 49 vota pro dhe 2 abstenime projektrezoluten e eurodeputetes Tanja Fajon qe parashikon liberalizimin e vizave per shtetasit e Shqiperise dhe Bosnjes.
Komisioni hodhi poshte amendimet e propozuara nga eurodeputeti hollandez Daniel Van der Stoep qe ti kerkohej Shqiperise dhe Bosnjes terheqja nga Konferenca Islamike si kusht per liberalizimin e vizave.
Ne kete mbledhje komisioni votoi edhe per opinionin e miratuar nga komisioni i Jashtem ne te cilin thuhet se ky proces duhet te kryhet sa me shpejt. Parlamenti Europian pritet te diskutoje kete rezolute ne datat 6 dhe 7 tetor dhe pas nje muaji do te jene ministrat e Brendshem te Bashkimit Europian qe do rekomandojne heqjen e vizave per shtetasit e Shqiperise dhe Bosnjes.