Shalsi KQZ aneks i pozites flet me zerin e Sali Berishes
TIRAN- Nenkryetari i grupit parlamentar Socialist Eduard Shalsi kritikoi dje Komisionin Qendror Zgjedhor duke e akuzuar se eshte kthyer ne nje aneks te mazhorances ku komisioni flet vec me zerin e Sali Berishes. Ne nje interviste te dhene per Shekulli-n deputeti socialist duke komentuar deklaraten e KQZ-se se do te djege kutite sepse e kerkon ligji theksoi se ligji per kete komision eshte Sali Berisha. Sipas tij djegia do te jete prova me e pakontestueshme e masakres elektorale. Zyrtari socialist u shpreh se perpara se PS te ulet per reformen e Kodit Zgjedhor ka nevoje per nje zgjidhje politike pa te cilen asnje progres nuk mund te kete.
Prej zgjedhjeve te 28 qershorit e deri me tani politika shqiptare ka vijuar debatet per hetimin e zgjedhjeve. Ndersa jemi njohur me zhvillimin e disa raunde negociatash ende nuk ka ardhur nje zgjidhje. A ekziston vullneti i duhur per zgjidhjen e krizes nga te dyja palet
Ajo qe po pervijohet dukshem ne qendrimin e mazhorances eshte pikerisht mungesa e vullnetit per te zgjidhur krizen. Nje veshtrim retrospektiv i asaj qe ka ndodhur pergjate ketij viti do te tregonte qendrimin vullnetplote te Partise Socialiste per te gjetur nje rrugedalje nga ky qerthull vicioz ku e ka zhytur politiken mazhoranca me sjelljen e saj aspak te pergjegjshme. Aspak koherente lojera fjalesh synim per te zgjatur dhe shtyre me pambarim negociatat mungese serioziteti keshtu do ti karakterizoja qendrimet e mazhorances ne lidhje me kerkesen per transparence zgjedhore. Mbi tryezen e mazhorances kemi vendosur nje propozim i cili ka mbetur ende pa pergjigje. Hapjen e kutive te materialeve zgjedhore nderkohe qe te lejojme Komisionin e Venecias te shprehe opinionin per fletet e votimit te cilin ne jemi te vendosur ta respektojme. Fleksibilitetit dhe gatishmerise se PS-se per te kapercyer kete situate dramatike politike i eshte vene perballe kokefortesia dhe arroganca e mazhorances qe per hir te se vertetes kushtezohet nga Sali Berisha.
Nese hetimi i zgjedhjeve te shkuara mbetet pezull si e parashikoni te ardhmen politike te vendit
Duke qene se perpelitemi ne nje tranzicion te mundimshem dhe prej 20 vjetesh nuk jemi ne gjendje te organizojme zgjedhje me standarde demokratike une mendoj se Shqiperia nuk do te kete nje te ardhme te mbare pa i dhene fund nje here e mire korrupsionit elektoral qe eshte rrenja e te gjitha llojeve te korrupsionit ne vend. Nga procese te korruptuara mund te dalin vec institucione te korruptuara te cilat nuk mund te bejne gje tjeter pervecse te shkaterrojne te ardhmen. Kjo eshte arsyeja se pse ne insistojme dhe nuk heqim dore nga transparenca elektorale. Nuk do te mund te kete nje Shqiperi me te vertete demokratike pa institucione demokratike. Dhe nuk mund te kete institucione demokratike pa zgjedhje demokratike.
Me dekretimin e dates se zgjedhjeve KQZ eshte shprehur se do te vijoje me djegien e kutive nese nje gje e tille do te ndodhte cfare pasojash do te sjelle per politiken shqiptare
I kthyer tashme ne nje aneks te mazhorances ky komision flet vec me zerin e Sali Berishes. Thote se do te zbatoje ligjin dhe do te djege kutite pastaj pasi merr urdher dhe deklaron se do te shtyje afatin. Ligji per kete komision eshte Sali Berisha. Nese do te guxojne te marrin vendim per te djegur kutite krejt ne kundershtim edhe me qendrimet e partnereve tane nderkombetare atehere do te benin nje gabim fatal pasojat e te cilit askush nuk mund ti parashikoje. Djegia do te jete prova me e pakontestueshme e masakres elektorale qe lindi nje qeveri qe nuk do te duhet te ekzistoje.
Me afrimin e dates se zgjedhjeve nevojiten dhe ndryshimet ne Kodin Zgjedhor ne funksion te permiresimit te pergatitjes se zgjedhjeve te ardhshme. PS ka deklaruar se nuk do te marre pjese ne asnje reforme pa hapjen e kutive. Mungesa e nje zgjidhjeje politike dhe e kohes a rrezikon zhvillimin e zgjedhjeve te ardhshme vendore ne kohe
Ne nuk i trembemi perballjeve dhe jemi te gatshem te ballafaqohemi me oponentet tane politike. Por ne kemi pergjegjesine e jashtezakonshme te mbrojme dhe te respektojme vullnetin e shqiptareve gje qe nuk mund te arrihet pa siguruar kushtet per nje gare elektorale te drejte dhe te ndershme. fare reforme mund te kete nese ne nuk kemi mundesi te kuptojme plotesisht se cfare ka ndodhur me zgjedhjet e kaluara Si mund te hartojme nje kod te ri kur kodit te meparshem iu hodhen pabesisht poshte disa nene qe me konsensus i kishim miratuar fare garancish ka te shkruajme gjera te cilat kjo mazhorance ka treguar se nuk di ti respektoje Ndaj perpara se te ulemi te shkruajme kodin e ri ne kemi nevoje per nje zgjidhje politike pa te cilen asnje progres nuk mund te kete. Ne e kemi hedhur tashme hapin tone. shte mazhoranca ajo qe ka peshen e rende te pergjegjesise ose per ti dhene zgjidhje krizes politike ose per ta cuar kete vend drejt nje shtegu te rrezikshem.
Nga ana tjeter opozita do te nise protestat ne muajin tetor. Rifillimi i protestave ne te gjithe vendin a ndikon ne moskrijimin e terrenit te duhur per te gjetur nje zgjidhje
Disa muaj me pare ne pezulluam protestat sepse donim te shprehnim edhe nje here vullnetin tone per te negociuar. Dhe e provuamduke pranuar te dialogojme. Ne kushtet kur papergjegjshmeria e mazhorances nuk lejon asnjelloj kompromisi politik atehere rruga e vetme e padeshiruar nga ne por e imponuar do te ishin protestat masive. Shqiptaret po e ndjejne perdite e me teper peshen e rende te kesaj qeverie qe eshte krejtesisht e shkeputur nga hallet e popullit sepse mendon vetem per veten e saj. Dhe tashme ne jemi te bindur se mazhoranca nuk ka qene e interesuar per te gjetur nje zgjidhje por per te fituar sa me shume kohe. Aq me teper ne kushtet kur e ka vene qeverisjen ne funksion te nje grupi njerezish qellimi i vetem i te cileve eshte pasurimi ne kurriz te popullit.
Kohet e fundit Partia Socialiste ka denoncuar nje sere rastesh korruptive qe lidhen me eksponente te qeverise. Deri me tani nuk kemi pare asnje penalizim te ketyre zyrtareve. Si e shpjegoni ju kete dhe heshtjen e prokurorise per vertetimin e akuzave
Qe nga momenti i ngritjes se grupit te transparences brenda Partise Socialiste kane kaluar disa muaj dhe rastet e abuzimit flagrant te qeveritareve jane bere subjekt i nje analize te thelle qe tregon se varferia dhe papunesia e shqiptareve jane te lidhura kryekeput me korrupsionin galopant qe ka mberthyer qeverine e Sali Berishes. Deri me tani ne mendojme se kemi zbuluar vetem majen e ajsbergut. Rastet jane konkrete dhe te larmishme. Nje deputete dhe ishkeshilltare e Sali Berishes qe nuk deklaron pasurine e bashkejetuesit duke u fshehur ne menyre te paskrupullt pas nje boshlleku ligjor nderkohe qe perfiton koncesione te majme ministrja e Integrimit qe ka te perfshire familjaret ne koncesione qe ne menyre te paturpshme i mohon fillimisht ish-ministri i Ekonomise qe kapet me pras ne duar me privatizimin e ishekspozites Shqiperia Sot ministri i Financave qe kapet mat me biznesin e kasave fiskale dhe qe ne menyre te pacipe akuzon opoziten a thua se eshte opozita ajo qe po i shet kasat me 500- 600 euro copen. Shikoni ku eshte katandisur kjo qeveri qe kerkon te vjedhe ne cdo gje pasi me sa duket vodhi votat e shqiptareve. Standardi i pandeshkueshmerise se atyre qe abuzojne me pushtetin eshte i konsoliduar ne Shqiperi dhe mbetet nje nga sfidat me te medha dhe te veshtira per tu shembur. Ata qe vjedhin haptas e ne mes te dites popullin duhet medoemos te vendosen nje dite para bankes se te akuzuarve nga ku gjithkush ta mesoje dhe te kuptoje se ai qe kerkon te pasurohet ne kurriz te popullit do te kete nje fund te mjere. Nuk me takon te flas per nje institucion te pavarur si Prokuroria por do te doja qe ta shihja se bashku me gjykatat si organe qe jane ne gjendje te fitojne besimin e popullit dhe jo si institucione qe gjunjezohen para trysnise politike ashtu sic fatkeqesisht ka ndodhur ne jo pak raste. Nese pushtetaret do te ndjeheshin te paprekshem dhe te padenueshem atehere ky do te ishte fundi i nje sistemi demokratik.