Meta Priftit i propozova te shkembenim Ministrite
TIRAN - Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta gjate nje interviste ne emisionin Opinion te gazetarit Blendi Fevziu zbardhi disa nga prapaskenat e prishjes se marredhenieve me nenkryetarin e kesaj force Dritan Prifti. Zv.kryeministri Meta u shpreh se para shkarkimit te Priftit nga posti i Ministrit te Ekonomise ka diskutuar
me te duke i propozuar nje rokade ne qeveri por ai e ka refuzuar pasi nuk pelqen udhetimet me avion. Ne lidhje me pasurine e tij Meta iu drejtua Priftit qe nese ka prova per akuzat e bera duhet ti drejtohet prokurorise. Lidhur me ofertat per bashkepunim per rrezimin e qeverise Berisha nga Partia Socialiste Meta sqaroi se nuk ka pasur asnje takim me liderin socialist Edi Rama duke deklaruar se koalicioni qeveritar eshte i qendrueshem deri ne zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2013.
Zoti Meta cfare nuk funksionoi mes jush dhe zotit Prifti
Nuk ekziston asnje debat midis meje dhe zotit Prifti. Ne distance po. Flas ne debat politik ideor parimor per nje debat qe vlen. do gje ka funksionuar ne menyren me transparente dhe me parimore dhe nuk mbaj pergjegjesi per deklarata personale te te gjithe personave anetare te LSI-se.
Por ju e keni larguar zotin Prifti
Nuk behet fjale per ceshtje largimi por per rikompozim te LSI-se dhe performances qeverisese. Prej kohesh ka qene nje presion i strukturave te LSI-se per te levizur nga Ministria e Jashtme si pasoje e pamundesise per te qene ne krye te LSI-se.
Perse nuk u larguat nga Ministria e Jashtme dhe te mbeteshit thjesht zevendeskryeminister
Sepse te gjitha pyetjet behen ne funksion te zotit Prifti nderkohe qe vendimi nuk u mor ne funksion te Priftit dhe te Metes por u mor ne funksion te nje pune me te mire te LSI se dhe te mireqeverisjes.
Perse rikompozimi nuk u be me mirekuptimin e Priftit
Absolutisht kjo eshte nje ceshtje qe eshte diskutuar prej kohesh dhe natyrisht qe une i kam bere te gjitha perpjekjet per mirekuptim.
Si ka qene puna e zotit Prifti si minister
Une i bashkohem mendimit te kryeministrit Berisha per zotin Prifti i cili ka qene me
afer se une per shkak te angazhimit tim si minister i Jashtem.
A eshte diskutuar me pare
Kjo ceshtje eshte diskutuar qe ne mars dhe ka qene rezultat i forces sone politike per te ristruktuar vetveten edhe si pasoje e shume angazhi-meve te ketij viti ku une kam qene jashte vendit. Kjo e bente te pamundur nje funksionim te tille.
Shkuarja juaj ngjall dyshime pasi duket si nje ministri qe ka fonde te medha
Kjo nuk ngjall dyshime por do te rritet transparenca dhe siguroj se do te jete modeli i transparences se opinionit publik dhe e te gjithe institucioneve te tjera.
Zoti Prifti ju ka akuzuar se nuk jeni transparent ne deklarimin e pasurise. A eshte realisht
deklarimi i pasurise ajo qe ju keni deklaruar
E vetmja pasuri qe mund te kisha do te ishte fabrika e tullave ku ishte Prifti sepse Dritani si shok i mire me ftoi. Une nuk kam ndermend te merrem me prona dhe biznese sepse nuk eshte ky as qellimi im as hobi im.
Nga lindi
Nuk e di nga lindi. Prifti nuk duhet te vonoje per te cuar faktet ne Prokurori nese eshte shprehur ashtu. Per cdo minute vonese mban pergjegjesi para ligjit sepse mban pergjegjesi ligjore per pengim dhe fshehje.
shte kercenim
Jo eshte ftese per cilindo per te denoncuar. Mund tju them se duke u njohur ne media perfundimisht arrita te zbuloj se ndoshta kam dicka qe nuk e kam deklaruar me pare. Per nje lepur Xhesika te vajzes sime te vogel.
Prifti ka deklaruar se jeni autoritar dhe forumet jane servile dhe heshtin
Dritani ka qene me i binduri.
A keni folur
Po i kam thene edhe per nje rokade por kishte probleme me avionin. Une i kerkova para mbledhjes per tu takuar dhe ai eshte shmangur. shte e drejte e tij te takohet me Berishen dhe jo me kryetarin e partise.
Sbesoj se ka bere keq
Jo por duhet te me takonte edhe mua.
Ju keni deklaruar se eshte i lajthitur. A mund ti jepet Ministria e Jashtme
shte figurative.Ka nje akuze konkrete te zotit Prifti ku segmente te caktuara ku eshte permendur edhe emri i zotit Kuliqi jane marre me kontrabande nafte. Absolutisht marredheniet e tij kane qene te mira. Nuk e di qe nje minister eshte ne dijeni dhe nuk e con ne Prokurori.
Edhe ju nuk e cuat ne Prokurori per deklarimin e zotit Prifti per pasurine nderkohe qe zoti Luan Rama...
Rama ka bere shume gabim edhe pse ai pretendon se ka qene keqinterpretim i medias sepse LSI ka mbajtur nje qendrim shume parimor dhe nuk eshte bashkuar me akuzat e zotit Rama per zotin Prifti. Nuk ishte surprize pjesemarrja e tij ne fabriken e tullave sepse ma kishte thene. Une e kam ditur dhe fakti qe e deklaron eshte pozitiv edhe fakti qe e ka shitur eshte pozitiv. eshtjet e tjera ai vete ka thene qe organet duhet te hetojne. Te mos harxhojme kohe me muhabete KPD-je kam 6 vjet qe kam ikur nga PS.
A eshte e vertete qe ju keni pasur kundershtime te forta per te larguar Priftin ne Fier
Une kam qene ne disa rrethe. Une do te jem shume afer anetareve ne Fier Berat Durres dhe Tirane sepse na dhane deputet. Ky angazhim i imi brenda vendit do te ndihmoje LSI-ne.
Ka pasur nje akuze se ju jeni takuar me Ramen para dy muajsh dhe keni negociuar
nderkohe ju keni thene ndryshe
Kjo i takon Priftit. Nuk ka pasur asnje takim. Ka pasur nje dhenie dore ne nje konference.
A ka ardhur te ju nje propozim
Ky vjen 5 here ne dite.
A jeni te sigurt qe vjen nga Rama
Ata nuk i kane lidhjet e ngushta me mua por me Ramen.
Rama tha se Meta eshte bere si Shvejku...
Se ca thote Edi eshte ceshtje e tij. Une skam problem me Edin. E ftoj te punojme per integrimin evropian. Pra te miratojme ligje.
A mund ti bashkoni votat me opoziten e majte
Kjo mund te ndikoje per ceshtje te caktuara por vetem ne ceshtje te caktuara dhe jo ne platforma. Ne kemi bere nje koalicion me PDne si force politike me shume veshtiresi sepse vendimi nuk ka qene i lehte por me i drejti sepse ishte ne te mire te vendit.