E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria sfide bankave, krijon banke brenda postes Blerina Hoxha

Tashme edhe Shqiperia si shume vende te tjera do te perfitoje nga sherbimet e Postbankes, nje institucion qe perfshin depozitat dhe te tera llojet e pagesave, me kushte te mira e komisione te uleta ne krahasim me tregun. Postbanka do te krijohet si pjese integrale e Postes Shqiptare, e cila ka tashme nje licence nga Banka e Shqiperise per ushtrimin e veprimtarive financiare. Kryeministri ka mbledhur dje grupin nderinstitucional per ngritjen e Postbankes. "Krijimi i Postbankes do te jete nje ngjarje e madhe jo thjesht per sektorin financiar, por per publikun ne pergjithesi. Ashtu si ne Itali e Austri, gjithkush do te kete mundesine e nje sherbimi financiar, qe perfshin depozitat dhe te tera llojet e pagesave, me kushte te mira e komisione te uleta, cka sot, jo gjithmone, e ofron tregu", tha dje ministri i Shtetit, Genc Pollo. Gjithashtu Postbanka do te jete nje organizem shume i rendesishem per blerjen e bonove te thesarit, si nje rruge tejet e rendesishme e financimit publik, pohoi Pollo. Aktualisht Posta Shqiptare kryen disa sherbime financiare qe kane te bejne me transferua vlerash monetare. Ne te gjithe sportelet e Postes Shqiptare kryhet sherbimi i arketimit te tarifave shkollore. Gjithashtu Posta Shqiptare si subjekt financiar jo banke, ne sportelet e sherbimit ofron pagesen e faturave te energjise elektrike pa komision, pagesen e faturave telefonike, pagesen e pensioneve per te gjitha kategorite, pagesen e papunesise, pagesen e ndihmes sociale. Gjithashtu Posta Shqiptare aktualisht ofron legalizimin e dokumenteve per ministrine e Jashtme, ne varesi te dokumenteve tarifa eshte jo me pak se, 50 (pesedhjete) leke dhe jo me shume se 100 (njeqind) leke. Ne zyrat postare me Tirane dhe ne qytetet kryesore zyrat e postes ofrojne edhe shkembimin e valutes. Posta Shqiptare sh.a. si subjekt financiar jo banke i licencuar nga Banka e Shqiperise, ofron te gjitha sherbimet e arketim pagesave. Posta Shqiptare sh.a ofron sherbimin e saj per pagesat e detyrimeve tatimore te biznesit te vogel ne 5 sportele te Filialit te Tiranes. Grupi Nderins, Genc Pollo dhe perbehet nga zevendesministrat e Financave, Ekonomise, Drejtesise, Integrimit, Drejtori i Pergjithshem i Postes Shqiptare, Banka e Shqiperise, Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare, Autoriteti i Konkurrences, si dhe anetare te tjere zyrtare, specialiste te fushes.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›