Vizat shprese edhe per Kosoven

Sinjale shprese edhe per Kosoven persa i perket heqjes se vizave. Raportuesja e Parlamentit Europian Ulrike Lunacek tha se se shpejti ne Prishtine do te mberrije misioni garantues qe te binde vendet te tjera se Kosova i ka permbushur detyrimet per te hyre ne procesin e liberalizimit te vizave.
Pres qe ky mision te mund te nise shume shpejt dhe pastaj te nise dialogu per vizat. Une ju siguroj qe ekziston perkrahja ne Parlamentin Europian nga njerezit qe punojne per Ballkanin Perendimor dhe Kosoven. Ekziston problemi me disa vende anetare qe kane qeveri te reja te cilat ne nje fare menyre nuk deshirojne te shkojne me tutje dhe ndaj ky mision eshte i nevojshem u shpreh raportuesja Lunacek.
Lunacek theksoi se nuk mund te thote se kur do te filloje dialogu per vizat por ka siguruar se ne parlamentin europian po vazhdon perpjekja.