E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 78-vjecari kercenoi se do vriste Obamen

Sipas nje deklarate te sherbimit sekret te SHBA-ve Michael Stephen Bowden u arrestua pa pritur pasi i kishte thene nje infermiereje ne kliniken e ceshtjeve te veteraneve ne Spartanburg se ai po mendonte te vriste Presidentin.

Gjate nje kontrolli ne klinike ne muajin nentor infermierja e pyeti Bowdenin nese kishte menduar ndonjehere te vriste veten. Sipas deshmise Bowden u pergjigj po une do deshiroja te qelloja Presidentin dhe me pas veten.
Bowden ia perseriti keto fjale edhe nje infermiereje tjeter duke shtuar se ai deshironte te vriste Obamen ngase nuk po ben sa duhet ne ndihmen ndaj afrikaneve amerikane.

Sipas komunikates Bowden i cili eshte i bardhe ka pasur tendenca per vetevrasje gjate muajit prill. Agjentet hetuan shtepine e Bowdenit ku jeton me te shoqen dhe te birin adoleshent dhe sekuestruan tre pistoleta gjysme automatike dhe 13 arme te tjera.

Kur u pyet rreth komenteve Bowden jo vetem qe i pranoi por deshmoi se nese do te kisha mundesi ta vija Obamen me shpatulla pas muri dhe ta qelloja do ta beja. WYFF-TV raportoi se Bowden ka qene marinar dhe ish-polic i Nju Jorkut per kater vjet./Start/Fatjon Prroni/

2010-11-26 1904

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›