Shkup kontradikta per bastisjen e A1

Informacione kontradiktore qarkullojne ne Maqedoni lidhur me nderhyrjen e papritur qe forcat e policise bene ne ambjentet e televizionit A1.
Nga ana e tyre mediat deklarojne se policia ka dhunuar gazetaret e televizionit per shkak te prirjeve te tij pro-opozitare.
Gazetaret ishin te torturuar nga ana e policise dhe trajtoheshin sikur ishin kriminelet me te medhenj ka deklaruar Mladen Cadikovski kryeredaktor ne A1.
Ndersa nga ana tjeter Ministria e Brendshme deklaron se bastisja eshte kryer ne kuader te nje hetimi te gjere kunder krimit financiar.
Deklaratat per tortura jane skenare te opozites per te manipuluar opinionin. Behet fjale per qindra mijera euro te fituara ilegalisht ka deklaruar ministrja Gordana Jankulovska.
Televizioni A1 njohet si mbeshtetes i opozites maqedonase dhe shpesh here ndaj tij jane hedhur akuza nga vete kryeministri Nikolla Gruevski.