E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vizat, te pershpejtohet procesi me Shqiperine"

Dy vende anetare te Bashkimit Evropian, Italia dhe Sllovenia bejne thirrje per pershpejtimin e procesit te liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnjen. Ministrat e Jashtem te Italise dhe Sllovenise, Franko Fratini dhe Samuel Zbogar, nepermjet nje letre zyrtare, drejtuar homologeve te tyre evropiane, kerkojne qe procesi i liberalizimit te vizave per dy vendet e Ballkanit Perendimor, te pershpejtohet. Sipas tyre, si Shqiperia ashtu edhe Bosnje-Hercegovina, jane te vetmet qe nuk kane arritur te marrin miratimin e Komisionit Evropian, per levizjen e lire te shtetasve te tyre ne vendet e tjera "Shengen". Vendet e tjera te Ballkanit, si Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, e kane marre tashme premtimin per heqjen e vizave ne mesin e muajit dhjetor. Per kete grup vendesh, Brukseli vendosi se i permbushen kriteret dhe kushtet e vena nga Bashkimi Evropian, duke lene jashte vetem Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovines. Per kete arsye, Italia dhe Sllovenia, po lobojne qe tashme edhe keto dy vende, te pershpejtojne procesin e liberalizimit te vizave. Perjashtimi i vendit tone dhe Bosnjes, u be per shkak te mos permbushjes plotesisht te kritereve te percaktuara nga BE. Nder kryesoret permenden; siguria e kufijve dhe pajisja e shtetasve te tyre me pasaporta biometrike. Duke vleresuar se Shqiperia dhe Bosnja, kane bere para me realizimin dhe permbushjen e kushteve, Italia dhe Sllovenia kerkojne nga homologet e tyre evropiane, qe te pershpejtojne procesin e liberalizimit edhe per dy vendet e tjera te Ballkanit Perendimor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›