E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE, rezolute per t'i dhene fund bojkotit ne Kuvend

Rozeta Rapushi

Komiteti i Puneve te Jashtme ne Parlamentin Evropian, ka pergatitur nje projekt rezolute mbi strategjine e zgjerimit. Rezolute ne te cilen percohen sinjale pozitive per zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perendimor, ku perfshihet edhe Shqiperia. Gjate zhvillimit te seances plenare te Parlamentit Evropian ne Strasburg, ministri i Jashtem suedez, Karl Bildt, tha se "nese Bashkimi Evropian, i mbyll deren vendeve te Ballkanit, do t'i hapen dyert forcave te erreta ne rajon". E kete fakt sipas tij, Bashkimi Evropian nuk mund ta toleroje. Sipas Bildt, BE po tregon gjithnje e me shume se Shqiperia dhe Bosnje Hercegovina, te perfitojne sa me shpejt te jete e mundur nga procesi i liberalizimit te vizave me vendet shengen. "Po e shnderrojme endrren e qytetareve te Maqedonise, Serbise dhe Malit te Zi ne realitet duke realizuar liberalizimin e vizave. Shpresojme qe te bejme te njejten gje per Shqiperine dhe Bosnjen vitin e ardhshem, kur ato te mbushin kushtet", tha dje Komisioneri per Zgjerimin, Oli Rehn. Rezoluta mbi strategjine e zgjerimit, do te debatohet ne seance plenare te Parlamentit Evropian. Per sa i perket Shqiperise ne draftin e perpiluar nga eurodeputeti Gabriele Albertini vleresohet progresi i vendit tone, qe pas raport progresit te fundit, ne vecanti ne fushen e dokumenteve te identitetit dhe ne permiresimin e kornizes ligjore administrative te procesit zgjedhor. Ne projekt rezolute, kerkohet gjithashtu qe opozita socialiste ne Shqiperi, t'i jape fund bojkotit ne Parlament si dhe i behet thirrje, te kryeje detyren e saj kryesore qe eshte perfaqesimi i votuesve te saj ne legjislativ. Anetaret e BE-se, vleresojne se qeveria dhe opozita shqiptare, duhet te punojne per gjetjen e nje baze te perbashket ne diskutimin e procesit te zgjedhjeve ne Parlament. Si dhe gjithashtu, kreret e forcave politike, qe te gjejne gjuhen e perbashket te diskutimit dhe te procesit te zgjedhjeve, ne Parlament. Projekt rezoluta do te votohet ne seancen e dites se sotme. Eurodeputetet ritheksuan qendrimin e tyre si avokate te liberalizimit te vizave, me Shqiperine dhe Bosnje- Hercegovinen duke iu kerkuar ketyre dy vendeve te nxitojne ne plotesimin e kushteve, ne menyre qe ky regjim te hyje ne fuqi qe nga Korriku i vitit 2010.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›