E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, trefishohet numri i pasaportave

15 dhjetori ka trefishuar numrin e aplikimeve për pasaporta biometrike. Ministri i Brendshëm Lulzim Basha pohon për Alsat një fakt të tillë. Si një ndër pasagjerët e fluturimit të parë pa viza në Bashkimin Europian, shefi i dikasterit të Brendshëm, garanton se eksistojnë të gjitha kapacitet për të përballuar flusin e kërkesave për të vetmin dokument që mundëson udhëtimin e lirë në BE.

 “Ka pasur trefishim të ritmit ditor të aplikimit I cili do të vazhdojë të rritet edhe gjatë festive. Ne kemi marrë masa, kemi dyfishuar kapacitetin prodhues, po e shtrijmë rrjetin e aplikimit dhe të prodhimit në 4 postet konsullore me numrin më të madh të shqiptarëve, në Romë, Milano, Selanik dhe Athinë dhe e kemi të gatshëm instrumentin për ta shtrirë dhe në vende të tjera jashtë Shqipërisë sipas nevojës” tha Basha.

Bashkë-udhëtari ynë drejt Brukselit nuk nguron të lërë porositë për shqiptarët, në mënyrë që të shmangen shkeljet aq shumë të komentuar nga zyrtarët e unionit.

“Kjo e drejtë e çmuar që tashmë I përket çdo shqiptari është pjesë e të drejtave të tij njerëzore të garantuara. Nuk është e pakufizuar, është e drejtë për të lëvizur të lirë, jo për të qëndruar dhe as për t’u punësuar në vendet shengen. Duhet trajtuar me kujdes afati I qëndrimit 90 ditë çdo ditë 180 ditë. Duhet të jetë e qartë përsa I përket kushteve të lëvizjes, pasaporta bioemtrike është e domosdoshme. Po kështu duhet të informohen mbi rregullat specifike për vende specifike. Mund të ndodhë që policia kufitare e vendit drejt të cilit drejtoheni t’ju pyes mbi qëllimin apo motivin e vizitës dhe mjetet se si do ta përballoni. Duhet të ketë një bashkëpunim të plotë me autoritetet kufitare të çdo vendi shengeni’ tha Basha.

Krahas takimeve me zyrtarët më të lartë në Bruksel  ministri i Brendshëm, ishte shoqëruesi i 50 shqiptarëve të parë që fluturuan drejt Europës, në ditën e parë pa viza.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›