E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavije, reagon policia e shtetit. “Kthimet e shqiptarëve, moskuptim”

Pas problemeve ne piken doganore te Kakavijes ku disa qytetare shqiptare nuk munden te kalonin ne shtetin fqinj te Greqise, nje takim pune do te zhvillohet mes dy paleve per koordinimin e punes. Nepermjet nje njoftimi te posacem per shtyp Drejtoria e Përgjithshme e Policise ben me dije se drejt kësaj pike ka shkuar dhe zv/drejtori i pergjithshem i policise per kufirin dhe migracionin Pellumb Nako.

Ne njoftim thuhet se do te zhvillohet nje takim pune me perfaqesuesit e pales greke me qellim qe procesi te mos kete probleme dhe te vijoje normalisht.

Sakaq lëvizja e shtetasve shqiptare drejt vendeve te zones Shengen numëron nje total daljesh prej 542 personash qe nga dita e djeshme. Pika kufitare e cila eshte shfrytëzuar me shume nga shtetasit shqiptare eshte ajo e Rinasit me 271 persona ndersa Kakavija dhe Kapshtica zene vendin e dyte per nga fluksi i daljeve perkatesisht me 52 dhe 17 persona te cilet jane larguar nga Shqiperia drejt shtetit Grek.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›