Trotuaret e qytetit, kthim në identitet
BERAT - Trotuaret e lagjeve të qytetit do të kthehen në gjendjen e mëparshme. Bashkia ka marrë një vendim që tâi rikonstruktojë, pasi ato ndodheshin të shkatërruara prej kohësh. Me një fond prej 14 milionë lekësh nga të ardhurat e bashkisë, punimet filluan nga lagjja â30 vjetoriâ. Prej tri ditësh ka nisur puna, ndërsa pritet që të përfundojnë brenda këtij muaji. Mësohet se janë 2 km trotuar, që do të shtrohen me pllaka shumëngjyrëshe dhe që do tâi rikthejnë bukurinë kësaj lagjeje të re, të qytetit të Beratit. Në të njëjtën kohë, ndërmarrja e Rrugë-Kanalizimeve ka kryer punimet për shtrirjen e tubacioneve, me qëllim që në të ardhmen të mos ketë më ndërhyrje në këto trotuare. Kryetari i bashkisë, Fadil Nasufi, u shpreh se me të ardhurat e saj nga taksat do të kryejë punime në të gjitha trotuaret e lagjeve, për tâi kthyer ato në gjendjen e mëparshme.    d.xh