E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizioni i Microsoft, Touch-Sensitive për njerëz të bukur

Microsoft ka një sektor të tërë dedikuar për këtë detyrë të quajtur "Drejtoria e parashikimit," e cila drejtohet nga David Jones dhe kjo drejtori ka publikuar videon "Office 2019" Microsoft . Në një intervistë me GeekWire, ai pretendoi se e ardhmja do të na rezervojë " Një përkufizim të ri e të zgjeruar të prodhimtarisë, sipas të cilit ky proces nuk do të jetë më vetëm të bësh gjëra. Do të jetë gjithashtu të bësh gjërat e duhura, dhe ti bësh mirë ato duke shijuar procesin me njerëz të tjerë në një mënyrë shumë të natyrshme."

Dhe kjo është pikërisht ajo që tregon video "Office 2019" Microsoft.

Në këtë video Microsoft ofron një botë të banuar vetëm nga njerëz të bukur, në të cilën “smartphonët” kanë madhësinë e një kartëvizite, dhe praktikisht mbi çdo sipërfaqe që vihemi në kontakt ka një ndërfaqe me prekje të ndjeshme (touch-sensitive). Çdo njeri është veshur të njëjtat rroba siç bëjmë ne sot, gjë e cila është kurioze dhe inkurajuese në të njëjtën kohë.

Video tregon “lidhjet-re” (cloud connections) si forma kryesore e transferimit të përmbajtjeve, sido që të kryhet nga një telefon, nga një tabletë-libër, ose nga një tabletë në tryezën e kuzhinës.

Interesante është të vësh re se "telefoni" pajisja tipike ( në të cilin askush nuk flet në të vërtetë gjatë gjithë videos) është i pajisur me një "live tile" ndërfaqe shumë të ngjashme me platformën aktuale Mango Phone Windows.

Nuk ka asnjë copë letër në video, që është një lajm i keq për industrinë e shkruar. Por në përgjithësi,ndoshta nuk do të na vinte keq të jetonim në botën e Microsoft-it në pesë apo dhjetë vitet e ardhshme.

(adisin/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›