Vizita e Ban Ki Moon në Kosovë, pa ceremoni shtetërore
Garda ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk do të angazhohet të martën, kur në Aeroportin e Prishtinës do të zbresë sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon. Shefi i organizatës që ka administruar Kosovën për tetë vjet pas luftës, sipas axhendës së bërë publike nga mediat e printuara kosovare, ai nuk do pritet me ceremoni shtetërore. Sipas axhendës, sekretari Ban Ki Moon do të arrijë në Aeroportin e Prishtinës rreth mesditës të së martës. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, nisi një ditë më parë turneun e tij në rajonin e Ballkanit.
Gjatë vizitës në Slloveni, Ban Ki Moon është takuar me kryeministrin slloven, Janezh Jansha, edhe me presidentin Danillo Turk për t`iu drejtuar, më pas, parlamentit të vendit. Në ditët e ardhshme, Ban Ki Moon pritet të vizitojë shtetet e ish-Jugosllavisë si Kroacinë, Malin e Zi, Bosnjën, Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Sllovenia është i vetmi vend i dalë nga luftërat ballkanike që është anëtar i Bashkimit Europian.
Gjatë udhëtimit udhëtoj në Kroaci, ku gjatë qëndrimit tre-ditor në Zagreb dhe Brion do të zhvillojë bisedime me krerët e shtetit. Ban Ki Moon do të udhëtojë më pas drejt Malit të Zi për t`u takuar me presidentin Filip Vujanoviç dhe liderët e tjerë malazezë. Për të hënën është planifikuar vizita në Serbi, ku do të zhvillojë bisedime me presidentin e ri nacionalist, Tomisllav Nikolliç, të mandatuarin për qeverinë e re, Ivica Daçiç dhe shefin në largim të diplomacisë, Vuk Jeremiç. Dhe më 24 korrik, Ban Ki Moon do të vizitojë Kosovën, ku përveç takimeve me përfaqësues të UNMIK-ut, do të zhvilloje bisedime me liderët e institucioneve kosovare. Ban më pas viziton Maqedoninë, ndërsa turneun e përmbyll me qëndrimin në Bosnje