E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizita e Klinton ne Tirane ambasada falenderon Policine per masat

Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një shkrese zyrtare drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Z.Hysni Burgaj, ka shprehur falenderimet për Policinë e Shtetit lidhur me masat e marra për garantimin e mbarëvajtjes së vizitës së Sekretares së Shtetit të SHBA, Zj. Hillary Clinton.

“Në emër të Ambasadës së SHBA në Tiranë, përfitoj nga rasti t’ju shpreh mirënjohjen tonë të sinqertë për Ju dhe punonjësit e Policisë së Shtetit Shqiptar për mbështetjen e dhënë në garantimin e mbarëvajtjes së vizitës së Sekretares së Shtetit.“ - shprehet Z. Alexander A.Arvizu.

Po ashtu Ambasadori Amerikan shpreh vlerësimet e tij dhe për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme dhënë nga Policia e Shtetit.
“Ndihmën Tuaj e vlerësojmë së tepërmi dhe Ju falenderojmë për mbështetjen e vazhdueshme.” - shprehet Z. Arvizu në përfundim të shkresës drejtuar Z.Burgaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›