E Martë, 3 Nëntor 2026

Vizita e Kurtit në Tetovë/ Vuçiç: Skandal, promovoi idenë e “Shqipërisë së Madhe”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka komentuar vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Tetovë për të cilën  konsideron se Kurti promovoi idenë e “Shqipërisë së Madhe”

“Ajo që ndodhi dje në Maqedoninë e Veriut, pra vizita e Kurti Tetovës, është skandal skandalesh. Aty u promovua ideja e “Shqipërisë së Madhe”, u shfaqën simbolet e Shqipërisë së Madhe. Kurti është paraqitur si kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe kryeministër i Tetovës”, tha Vuçiç. sipas Tanjug. 

Gjatë një vizite në Tetovë, në Maqedoninë e Veriut, Kryeministri Albin Kurti i ka quajtur të mirat dhe korrekte, raportet e tij me homologun shqiptar, Edi Rama, me gjithë rezervat që ka për zhvillimet e fundit politike mes tyre.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›