Vizita e Panettas në Izrael nxit spekulime për Iranin
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta, ka zbarkuar në Izrael, ku me zyrtarët atje do të diskutojë kërcënimet izraelite kundër Iranit dhe situatën në Siri.
Panetta ka hedhur poshtë raportet e disa medieve se ai planifikon të ndajë me Jerusalemin plane të Shteteve të Bashkuara për aksion ushtarak kundër Iranit.
Dyshimet se Teherani do të shfrytëzojë pasurimin e uraniumit për armë bërthamore kanë rezultuar me sanksione ndërkombëtare dhe me paralajmërime ushtarake nga Izraeli.
Irani thotë se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.
Para Izraelit, Panetta ka qëndruar në Egjipt, ku ka zhvilluar bisedime me udhëheqjen e re egjiptiane.