16 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Kinë

Rrëshqitjet e dheut në një minierë në qiell të hapur në veri-perëndim të Kinës, shkaktuan të paktën 16 të vdekur dhe 12 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, pa asnjë shenjë mbijetese, bënë të ditur burime kineze.
"Shumica e viktimave janë punonjës të minierës për nxjerrjen e mineralit të hekurit, por trupat e pajetë të gjashtë banorëve, përfshi tri gra dhe një fëmijë, u gjetën gjithashtu nga ekipet e shpëtimit", theksoi agjencia kineze e lajmeve, Hsin Hua.
Aksidenti ndodhi në Xinjiang, ndërsa rajone të ndryshme të Kinës u goditën nga reshje të dendura shirash javët e fundit.
Xinjiang, në kufijtë perëndimorë të Kinës, është një rajon autonom ende i pazhvilluar, por i pasur me burime natyrore.