Vizita e Pivetti-t ne Vlore e papranueshme

Familjarë të viktimave të tragjedisë së Otrantos e konsiderojnë vizitën në Vlorë të ish-kryetares së parlamentit italian, Irene Pivetti si të papranueshme, duke e akuzuar atë si shkak për ngjarjen e rëndë.
Vete Pivetti mesohet se ka shprehur ndjese gjate takimit me prefektin e Vlores, duke i vleresuar deklaratat e bera, te nxituara. Ajo ka theksuar se tashme popujt kane marredhenie miqesore shume te mira.
Ne tragjedine e Otrantos, te 1997, anija shqiptare Kateri i Radës u mbyt në det dhe për pasojë vdiqën 81 persona ndërsa 24 të tjerë rezultojnë të zhdukur
Në fund të korrikut Tirana zyrtare priti me nderime ish-kryetaren e Dhomës së Deputetëve në Itali, Irene Pivetti, politikanen që dhjetë vite më parë deklaronte se shqiptarët duhet të hidheshin në det dhe jo të priteshin në vendin e saj përtej Adriatikut.
Pivetti është pritur nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Zyra e shtypit e Kuvendit bëri të ditur se, “kryeparlamentarja priti zonjën Irene Pivetti, personalitet i njohur publik, ish-kryetare e Dhomës së Deputetëve në Itali në mesin e viteve ‘90, që shoqërohej nga ambasadori italian, D’Ellia”. “Zonja Pivetti e njohu kryetaren e Kuvendit me veprimtarinë e Agjencisë së Promovimit që mbështetet në një gamë të gjerë programesh për nxitjen e zhvillimi ekonomik në zona të lëna në harresë në Itali, nëpërmjet mbështetjes së biznesit, ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla. Kjo agjenci kërkon që një program të tillë ta shtrijë edhe në Shqipëri nëpërmjet një nisme për sjelljen e investitorëve italianë dhe mbështetje biznesit të vogël vendas, veçanërisht në zonat turistike.
Kjo nismë synon të promovojë lidhjet që na bashkojnë si popuj, kulturën dhe turizmin shqiptar, si dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla, nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave dypalëshe”, - thuhet në njoftimin për shtyp. Kryetarja e Kuvendit e vlerësoi një nismë me interes që vlen për t'u inkurajuar dhe siguroi Pivetti-n për mbështetje. “Për ne është e rëndësishme të konsolidojmë edhe më tej marrëdhëniet shumëdimensionale mes Shqipërisë dhe Italisë, mes dy popujsh e vendesh mike”, - tha Topalli. Gjithashtu, kryetarja e Kuvendit përgëzoi Pivetti për karrierën e saj politike, si e dyta politikane grua në krye të Dhomës se Deputetëve dhe i shprehu urimet më të mira për punën në projektet social-kulturore. Por, Pivetti mbahet mend për deklaratën e bujshme të saj në 1999, kur u shpreh se shqiptarët nuk duhet të lejoheshin në Itali, por duhet të hidheshin në det. Kjo shkaktoi reagime të ashpra të politikanëve italianë, të cilët e konsideruan si deklaratë raciste të Pivett-it, e cila militonte te partia e Umberto Bosit, Lega Nord.
Anija e Otrantos, monument i kujtesës
Anija e tragjedisë së Otrantos nuk do të shkatërrohet. Ndërsa Gjykata e Leçes kishte dhënë vendimin për asgjësimin e saj, në mungesë të interesit të palës shqiptare për ta rikthyer në Vlorë, një tjetër lajm i mirë vjen nga përtej brigjeve. Kater i Radës do të kthehet në një monument të kujtesës në qytetin e Otrantos. Vendimi ka ardhur pas kërkesës që Klodiana Çuka, drejtoreshë e fondacionit “Integra Onlus” dhe eksperte në çështjet e politikës së emigrimit europian, drejtuar kryebashkiakut të Otrantos Luciano Caridi. “Mendoj se shkatërrimi i relikes është një vrasje e dyfishtë e memories kolektive të një populli. Duke parë ndjeshmërinë e popullit të Salentos dhe Otrantos, mendoj se nuk do të kishte vend më të mirë se Otranto për ta shndërruar këtë relike në një monument kujtese”, i ka shkruar Çuka. Përgjigjja e bashkiakut ka qenë pozitive dhe tashmë mbetet të mblidhen fondet e nevojshme për ta kthyer në një monument. Për këtë i është bërë thirrje komunitetit shqiptar që të ndihmojë në këtë çështje.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1)); Më shumë nga politika Deputetët socialistë kthehen në kuvend
Deputetët socialistë do të marrin pjesë në seancat plenare të Kuvendit. Kështu u bë me dije nga kryetari Edi Rama në mbledhjen e sotme të grupit socialist. Politikanët lapangjozë dhe kabllogramet e Kamorras
Mentor Kikia - Në fshatin tonë me emrin Shqipëri ka plasur “gallatë” e madhe. Çdo ditë media shkund thesin e “WikiLeaks”, i cili çdo herë nxjerr të dhëna të reja. Tabulatet e Shkëlzenit në Prokurori
Andrea Stefani - Rikthehen përsëri dyshimet se punishtja misterioze e Gërdecit ka qenë biznes i drejtuar në prapaskenë nga Shkëlzen Berisha, djali i Kryeministrit. Kuvendi, nis sot sesioni i ri
Nisin sot në orën 18:00 punimet e kuvendit pas sezonit të pushimeve të verës. “Wikileaks”, shantazhi i Athinës
Qeveria greke ka shantazhuar në mënyrë të vazhdueshme qeverinë shqiptare gjatë bisedimeve për kufirin detar, duke i kërkuar në mënyrë të përsëritur të “mbajnë fuqitë e largëta” jashtë këtyre bisedimeve dhe duke kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme me mosratifikimin e MSA-së.
Lajmet kryesore
Deputetët socialistë kthehen në kuvend
Rama: Përfaqësim shqiptarëve
Kuvendi, nis sot sesioni i ri
Nikolla: Kuvendi të diskutojë cështjen e minatorëve
Fier, aksident rrugor, vdes 29-vjecari