Berisha me homologun francez Integrimi i Shqiperise ne BE objektivi kryesor i qeverise

Prioriteti kryesor i qeverise shqiptare eshte integrimi i vendit ne Bashkimin Evropian pasi populli shqiptar meriton te jete pjese e barabarte me te gjithe qytetaret e tjere evropiane. Per dy vjet integrimi i Shqiperise ne BE eshte bllokuar nga opozita
Ne vijim te vizites se tij ne France kreu i qeverise shqiptare Sali Berisha eshte takuar diten e djeshme me homologun e tij francez Fransua Fijon. Gjate bisedes Kryeministri Berisha e informoi homologun e tiji me reformat qe qeveria shqiptare ka ndermarre gjate ketyre viteve. Sipas tij ne 6 vitet e fundit Shqiperia ka pesuar ndryshime rrenjesore dhe kjo fale reformave te ndermarra nga qeveria shqiptare. Shqiperia ka pesuar ndryshime radikale gjate viteve te fundit. Ne kemi punuar dhe po vazhdojme te punojme ne te gjitha fushat per te vijuar me tej me zhvillimin e vendit - u shpreh kreu i qeverise. Nderkohe u shpreh se nje nga prioritet kryesore te qeverise shqiptare eshte integrimi i vendit ne Bashkimin Evropian qe deri me tani eshte penguar nga opozita shqiptare e cila per dy vjet ka bllokuar institucionet. Ai e siguroi Kryeministrin Fijon se integrimi evropian perben objektivin madhor te qeverise se tij dhe gatishmerine per te ndermarre te gjitha reformat dhe masat e nevojshme ne kete drejtim. Gjate analizes rreth situates politike ne te cilen ndodhet Kryeministri Berisha theksoi se pas dy vjet bllokimi te jetes politike nga opozita qe demtoi interesat e vendit ajo pranoi ofertat politike te bera nga mazhoranca gjate dy viteve dhe tashme situata politike dhe jeta parlamentare jane normalizuar dhe nje sere reformash me rendesi per procesin e integrimit evropian perfshire ate zgjedhore dhe miratimin e ligjeve me shumice te cilesuar kane filluar te zbatohen. Prioriteti kryesor i qeverise shqiptare eshte integrimi i vendit ne Bashkimin Evropian pasi populli shqiptar meriton te jete pjese e barabarte me te gjithe qytetaret e tjere evropiane. Ne kemi bere progres te jashtezakonshem dhe presim qe se shpejti te behemi pjese e Evropes se bashkuar e cila per dy vjet i eshte mohuar shqiptareve nga bojkoti i opozites. Dua te theksoj se antievropianizmi nuk eshte pjese e programit te opozites por rruga e ndjekur nga ata duke bojkotuar institucionet si dhe duke bllokuar reformat ka sjelle edhe bllokimin e rruges se Shqiperise drejt Bashkimit Evropian - vijoi me tej kreu i qeverise. Gjithashtu ne kete takim u bisedua edhe per situaten ne veriun e Kosoves dhe ate ne rajon ku Kryeministri Berisha theksoi se ruajtja e kufijve aktuale dhe fokusimi tek integrimi evropian jane vitale per paqen stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Gjithashtu u diskutua edhe per bashkepunimin ndermjet dy vendeve per sa i perket investimeve. Per Kryeministrin Berisha investimet franceze ne vendin tone kane disa histori suksesi sic jane kompanite ne prodhimin e dokumenteve biometrike te identitetit dhe disa te tjera qe jane shembull per investime te metejshme duke shprehur interes ne fushat e bashkepunimit dypalesh. Kompanite Sagem ne prodhimin e dokumenteve biometrike te identitetit Eurocopter Societe General Credit Agricole dhe se fundmi Carrefour qe jane shembull per investime te metejshme - vijoi me tej Kryeministri Berisha. Nje tjeter pike diskutimi ishte edhe energjia e rinovueshme projektet per transportin publik ne Tirane modernizimi i administrates publike projektet ne bujqesi dhe pastrimi i ujerave si fusha me interes per investime apo ku Franca mund te ofroje ekspertize dhe asistence. Ne perfundim Kryeministri Berisha e ftoi Kryeministrin Fijon qe te vizitoje Shqiperine ftese qe u mireprit me kenaqesi.