Vizita e papritur në Ukrainë/ Si fluturoi Biden mes errësirës dhe si u mbajt udhëtimi i tij i fshehtë për 24 orë

Udhëtimi i presidentit amerikan Joe Biden për në Ukrainë është mbajtur në fshehtësi të plotë.
Duke pasur parasysh se Ukraiana është zonë lufte, udhëtimi i Bidenit është kryer nën masa të rrepta sigurie. Air Force One u nis nga baza e përbashkët “Andreës” në orën 4:15 të mëngjesit të së dielës. Ndërsa gazetarët në bordin e avionit nuk u lejuan të mbanin pajisjet e tyre me vete.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë u shprehën vazhdimisht se Biden nuk kishte në plan të vizitonte Ukrainën.
Biden u pa për herë të fundit të shtunën në mbrëmje para se të nisej për në Ukrainë, teksa doli për darkë me gruan e tij. Ai nuk u pa në publik derisa mbërriti në Kiev të hënën në mëngjes.
Ukraina është një zonë lufte aktive ku ushtria amerikane nuk ka kontroll, dhe kjo e bën edhe më të veçantë vizitën e së hënës nga udhëtimet e mëparshme presidenciale në Irak ose Afganistan.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e kishin përjashtuar vazhdimisht një vizitë në fillim të vitit. Ndërkohë Biden po udhëton me një rreth të vogël njerëzish, përfshirë këshilltarin e sigurisë kombëtare Jake Sullivan, zëvendësshefen e shtabit Jen O’Malley Dillon dhe ndihmësen personale Annie Tomasini.
Presidenti Zelensky e ftoi për herë të parë Biden të vizitonte Kievin një vit më parë, ndërsa forcat ruse po grumbulloheshin në kufi. Javën e kaluar, Zelensky tha se ftesa e tij për Bidenin për të vizituar Ukrainën mbetet e hapur, edhe pse ai pranoi se kishte mjete të tjera komunikimi.
Biden e ka vizituar Ukrainën 6 herë si zëvendëspresident. Vizita e tij e fundit në Kiev ishte në janar 2017, disa ditë para largimit nga detyra. Para të hënës, ajo vizitë mbeti vizita e fundit e rangut më të lartë në Ukrainë, pasi as nënpresidenti Pence dhe as presidenti Trump nuk e kanë vizituar ndonjëherë.
Vizita e papritur në Kiev/ Biden: Do ofrojmë gjysmë miliardë dollarë për Ukrainën përballë pushtimit rus
Presidenti Joe Biden në vizitën e tij të papritur në Ukrainë ka bërë të ditur se SHBA do të ofrojë një shumë prej gjysmë miliardë dollarësh ndihmë për Ukrainën.
Biden e shfaqi këtë qëndrim gjatë takimit të përbashkët me presidentin ukrainas Zelensky. Sipas Bidenit, paketa do të përfshijë më shumë pajisje ushtarake, duke përfshirë municion dhe artileri.
Nga ana e tij Zelensky ka theksuar se ai dhe Biden kanë biseduar për “armët me rreze të gjatë veprimi”. Ndërsa Biden foli për qëndrueshmërinë e rezistencës ukrainase teksa bëhet 1 vit nga pushtimi rus.
“Një vit më vonë, Kievi qëndron në këmbë. Dhe Ukraina qëndron. Demokracia qëndron”, tha Biden. Biden u takua me Zelenskyn dhe zonjën e parë Olena Zelenska, në pallatin presidencial të Kievit të hënën, transmeton CNN.
Vizita historike vjen vetëm pak ditë para 1-vjetorit të pushtimit rus të vendit.
/rtsh.al/