Vizita ne Strasburg Berisha takim me Benkiran
Kryeministri Berisha dhe homologu i Marokut Benkiran diskutuan rreth mundësive të bashkëpunimit ekonomik dypalësh dhe përsëriti ftesën që investitorët marokenë të vijnë në Shqipëri, duke nënvizuar veçanërisht si fushë me interes hidro-energjinë. Kështu, gjatë qëndrimit të tij në Strasburg zhvilloi një takim me Kryeministrin e Marokut, ku ndalur në marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, Kryeministri nënvizoi nevojën për thellim të marrëdhënieve dypalëshe, si në ekonomi, turizëm, energjetikë, kulturë, etj. Gjatë bisedës, kryeministri i Marokut, duke u ndalur në tranzicionin shqiptar e vlerësoi atë si një eksperiencë prej të cilës vendi i tij mund të mësojë shumë. Kryeministri tha se Shqipëria njeh integritetin e Marokut dhe u ndal në situatën në rajonin tonë, e në veçanti në Kosovë, ku theksoi se procesi që ka nisur aty është i pakthyeshëm. Ai ftoi autoritetet marokene të dërgojnë një grup përfaqësuesish për të parë këtë realitet të ri dhe e fto këtë vend që ta marrë në konsideratë njohjen e shtetit të ri të Kosovës. Kryeministri Maroken, i premtoi zotit Berisha se do ta shikojnë me seriozitet kërkesën e autoriteteve shqiptare për Kosovën, si një subjekt tepër i rëndësishme për rajonin.