E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizita për në Norvegji, aksidentohet një nga makinat e eskortës së Berishës

Eskorta e Kryeministrit Sali Berisha është përfshirë përsëri në një aksident rrugor duke sjellë ndërmend aksidentin e ndodhur gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet e 8 majit.

Një nga makinat e eskortës së kreut të qeverisë gjatë dërgimit të kryeministrit Sali Berisha për në Rinas, ku më pas ai do të udhëtonte drejtë Norvegjisë është përplasur me një tjetër makinë, duke bërë që të humb kontrollin dhe të përfundojë shume metra jashtë rrugës.

Nga ky aksident mësohet se ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i automjetit. Mbi këtë aksident nuk janë bërë ende të ditura shkaqet. Aksidenti ka ndodhur pasi makina e që shoqëronte kreun e qeverisë ka kaluar mbi kalimin që lidh rrugën e Rinasit me super-stradën Tiranë-Durrës.

Aksidenti i ndodhur gjatë majit të këtij viti ndodhi në Novoselë, 1 km përpara rrugës së re për në Vlorë dhe shkak ishte shpejtësia e lartë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›