E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi takim me Berishën, sjell mesazhet e Merkelit

Sipas kryeministrisë në Shqipëri, Kryeministri Thaçi i përcolli Berishës, përshëndetjet më të përzemërta të të gjithë drejtuesve të institucioneve më të larta në Kosovë, miqve e dashamirësve të shumtë të Kryeministrit
Berisha atje dhe të mbarë popullit të Kosovës, si dhe urimet më të mira për suksese të mëtejshme në rrugëtimin e rëndësishëm që  Shqipëria përpara në realizimin e projekteve të saj madhore.

Kryeministri Thaçi e falenderoi Kryeministrin Berisha për mbështetjen e vazhdueshme e të jashtëzakonshme që ai dhe qeveria shqiptare i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës në të gjitha aspektet. Por, zyra e shtypit e kryeministrisë së Kosovës, bën me dije se Thaçi i kishte përcjellë Berishës edhe mesazhet e fuqishme të kancelares gjermane Angela Merkel.

“Mesazhet e kancelares Merkel janë mesazhet e mbështetjes së Gjermanisë për zhvillimin e mëtejmë të Kosovës në të gjitha sferat, mesazhet e mbështetjes për integritetin e saj territorial dhe për perspektivën evropiane të Kosovës” , mësohet të jetë shprehur Thaçi. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-12-20 09:04
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›