Se shpejti marreveshje punesimi me Italine
Nje marreveshje e re me vendin fqinje, Italine, do te mundesoje punesimin e emigranteve shqiptare ne kete vend. Kjo marreveshje do t’u siguroje atyre te gjitha kushtet e punesimit sipas shtetit fqinj. “Se afermi, pritet te nenshkruhet nje marreveshje e re punesimi me Italine, e cila do te krijoje hapesira te reja per instalimin e emigranteve te rinj shqiptare ne tregun italian te punes dhe formimin profesional te tyre ne Shqiperi, me burime financiare te qeverise dhe rajoneve italiane”, eshte shprehur dje ministri i Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Kosta Barka. Sipas tij, keto jane disa nga perpjekjet e qeverise ne rritjen e interesit komunitar dhe nderkombetar per emigrimin per motive punesimi. Por, nje rendesi te madhe do te kete edhe trajnimi profesional i emigranteve ne vendet e huaja dhe kryesisht ne teknologjite e reja te prodhimit dhe sherbimeve.
Politikat per emigrantet
Vende te reja pune dhe jetese normale ne Shqiperi
Zgjerimin e kanaleve legale te emigrimit
Zgjidhjes se problemit te njohjes te sigurimeve shoqerore
Kushte shkollimi ne gjuhen amtare ne vendet pritese
Nxitjen e kthimit ne Shqiperi te trurit qe ka emigruar
Perdorimin me te mire te kapitalit financiar te emigranteve
Perdorimit te remitancave te emigranteve si nje burim investimi dhe zhvillimi
Pergatitje dhe formim profesional te emigranteve ne teknologjite e reja
Marreveshje punesimi me Italine