Emigracioni, Shqiperia vend te pare ne bote
Sonila Isaku
Shqiperia renditet nder vendet e para ne bote qe ka numrin me te madh te emigranteve ne raport me popullsine. Ne Diten Nderkombetare te Emigranteve, ministri i Punes, Kosta Barka, ka bere te ditura edhe politikat dhe strategjite qe qeveria dhe ministria ka marre per kete grup te popullsise. Duke pare se 25-30 per qind popullsise, ose 35-37 per qind te popullsise ne moshe punon dhe jeton ne vendet fqinje, eshte parashikuar qe te hapen vende te reja pune per thithjen e ketyre personave. Nje tjeter pike e rendesishme ka qene ajo e zgjerimit te kanaleve legale te emigrimit, krahas luftes ndaj emigrimit klandestin dhe trafikut te qenieve njerezore. E rendesishme eshte se se shpejti qeveria shqiptare do te nenshkruaje marreveshje me vendet, te cilat kane edhe numrin me te madh te emigranteve shqiptare dhe pikerisht Greqine dhe Italine. Marreveshja pritet qe te zgjidhe problemin e njohjes dhe transferimit te kontributeve te sigurimeve shoqerore te emigranteve te ketyre vendeve. Nje pike tjeter e saj do te jete edhe lehtesimi i hyrjes, instalimi ne tregun e punes dhe integrimin ne jeten shoqerore dhe plotesimin e nevojave per sherbime te emigranteve shqiptare ne vendet pritese. “Qeveria ka filluar bashkepunimin me vendet pritese per te siguruar kushte per shkollimin e brezit te dyte dhe te trete te emigranteve ne gjuhen amtare, me synim kombinimin e integrimit te komunitetit te emigranteve me ruajtjen e identitetit te tyre kulturor”, u shpreh dje ministri i Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Kosta Barka.
Pervec marreveshjeve, per krijimin e kushteve ne vendet ku emigrantet jetojne, jane duke u hartuar edhe disa strategji te tjera per thithjen e tyre ne vendin tone. Keshtu, nje nga programet kryesore eshte ai i thithjes se trurit, dhe kjo nepermjet pagesave te mira per pedagoget, akademiket, shkencetaret etj. Nga ana tjeter, emigranteve u garantohet nje perdorim i mire i kapitalit financiar qe ata sjellin, duke i pare ato si burim investimi dhe zhvillimi. “Kjo do te behet duke u krijuar lehtesira emigranteve per ngritjen e bizneseve te tyre. Dhe kjo do te jete menyra me e mire per kthimin e tyre ne vend. Po keshtu, qeveria synon qe politikat dhe menaxhimi i emigracionit te shnderrohen ne “business oriented”, duke kombinuar veprimin e institucioneve publike e qeveritare me ato private”, ka pohuar Barka. Per sa u perket te ardhurave qe sjellin emigrantet, ato jane rritur me ritme te shpejta, nga 152 milione USD me 1992 ne 1,3 miliarde dollare me 2006 dhe 2007.