E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhin benzin në Burrel, kapën dhe me 5 mijë fishekë

 

BURREL. Dy të rinj nga Mamurrasi kana vjedhur para tri dirtësh një makinë tip benz në qytetin e Burrelit duke u strehuare megjithë mjet në një fshat të Matit, por kanë rënë nën prangat e policisë falë një bashkëpunimi në mes komisariateve të policisë të Burelit dhe të Kurbinit. Por kur janë kapur policia është befasuar kur në këtë automjet te grabitur kanë gjetur dhe armë kallashnikovë dhe 5 mijë fishekë.

Burimet policore thanë se janë kapur sot 22 vjecari K.Llozhi nga Mamurrasi dhe një tjetër i mitur nga i njëjti qytet me të cilin kanë bashkëpunuar. Pasi kane grabitur benzin në qytetin e Burrelti të dy ata i janë drejtuar fshatit Shqefën të komunës së Macukullit për ta fshehur tek një i afërm i tyre, por policitë e dy komisariateve të vënë në ndjekje të tyre kanë mundur t'i gjejë ata dhe mjetin e vjedhur pikërisht në fshatin e sipërpërmendur. Sapo kanë kapur mjetin, ata kanë gjetur brenda tij dhe një automatik dhe 5 mijë fishekë, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ndërkaq oficerë të policisë gjyqësore po hetojnë nëse automjeti është vjedhur për ta shitur në pjesë, apo do u shërbente për të transportuar armë dhe municione.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›