Elbasan- Arrestohen për shitje dhe prodhim të naftës në mënyrë të paligjshme
Në fshatin Xibrakë të Elbasanit janë arrestuar tre persona të cilët prodhonin dhe shisnin naftë nazut. Agjentët e krimit ekonomik kanë vënë në prangaKlement Dalilin, Gentian Mehmetin dhe Sajmir Benën sepse prodhonin dhe shisnin naftë në mënyrë të paligjshme. Nafta ishte e një cilësie të ulët, të cilën ata e përpunoin dhe e shisnin në mënyrë të paligjshme. Gjatë arrestimit agjentët e krimit ekonomik kanë sekustruar gjithashtu 110 mijë litra naftë nazut dhe 13 mijë litra naftë.