E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jamiroquai te Trajkovski

Nga Express më 01 korrik 2011 në ora 19:18

Koncerti i bendit britanik Jamiroquai në Shkup nuk do të zhvillohet në stadiumin Filipi II, por në sallën Boris Trajkovski.

Shkaqet për zhvendosjen e koncertit në një ambient të mbyllur janë kushtet atmosferike, respektivisht shiu që pritet të bie në kryeqendrën e Maqedonisë të dielën. Avalon Producion njofton të gjithë ata që kanë blerë bileta se të njëjtat do të vlejnë edhe më tutje.

Do të thotë ata që kanë blerë bileta Terren dhe Fan Pit, nuk kanë nevojë të ndryshojnë biletën. Por, ata që kanë blerë biletë Golden Seats, do të duhet ta ndërrojnë biletën në biletaritë që gjenden në sallën Boris Trajkovski.

Edhe pse koncerti do të zhvendoset në sallë, kjo nuk do të thotë që agjenda e performancës, zërimi apo light show do të ndryshojnë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›