E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Përshëndetje” për elektronikën

Nga Mehdi Abdullahu më 01 korrik 2011 në ora 19:22

Naser Gjinovci i rok grupit “Minatori” nuk mundi t’i durojë përgatitjet e dobëta të elektronikës së RTK’së. Kur bendi i tij po përgatitej për një përformancë live në koncertin kushtuar Ramush Haradinajt, Naseri shpërtheu me të shara.

Minatori nuk i ka dhe aq për qejf performancat playback. Ata njihen si një grup për këndimin live. Por, në koncertin e organizuar për Ramush Hardadinaj, derisa grupi i tij po përgatitej të performonte, Naserit i shkuan nerva problemet teknike.

“Të nderuar, elektronika nuk është në nivelin tonë. T’ q… elektronikën”, ka shpërthyer Naser Gjinovci para një publiku, kryesisht të rinj, e që transmetohej direkt në televizionin publik RTK.

Por, anëtarët e Minatorit nuk janë larguar nga skena. Megjithatë, ata kanë kënduar 2 këngë live para se t’ua lënë radhën këngëtarëve të tjerë. Në radhë ishte Genta Ismajli, e cila u ballafaqua me të njëjtin problem teknik.

CD e grritht i ka dhënë shancin Gentës të shfaqë aftësitë vokale, duke performuar pjesërisht live. Zërimi ishte një tregim në vete gjatë këtij koncerti. Kjo ka bërë Gentën të acarohet duke shprehur indinjatën për këtë.

“ Edhe unë po them të njëjtën gjë që tha Naseri”. Në këtë formë i është bashkuar Genta Minatorit me ‘përshëndetjen’ e saj për elektroniken dhe organizimin, për t’u larguar nga skena duke i falënderuar të pranishmit.

Këtë ç’rregullim atmosfere, si pasojë e problemeve teknike, janë përpjekur ta rregullojnë NRG Band e grupe tjera, që kanë performuar më pastaj, ndërkaq Agron Krasniqi, prezantues i këtij koncerti, vazhdimisht thoshte se teknika nuk është e RTK’së dhe ata nuk bartin përgjegjësi për këtë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›