Dhunohet barbarisht kandidati për deputet i FRD-së në Fier, Mithat Hoxhaj
Fier- Kandiati për deputet i Frymës së Re Demokratike për Qarkun e Fierit, Mithat Hoxha është rrahur barbarisht nga persona të paidentifikuar.
Sipas policisë së Fierit ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth mesnatës në Roskovec të Fierit. Hoxhaj është rrahur në mënyrë barbare me sende të forta dhe është gjetur pa ndjenja brenda makinës së tij disa orë pas ngjarjes.
Momentalisht Hoxhaj gjendet në spitalin e Fierit në gjendje kritike për jetën i pavetëdijshëm për të treguar agresorët dhe dinamikën e ngjarjes.
Familja Hoxhaj thotë se Mithati ka marrë kërcënime përmes telefonit duke i kërkuar të mos rrinte në fshat. Për to është bërë edhe denoncimi në polici.
Sakaq familjarët e kandidatit për deputet bëjnë me dije se dhunimi i tij është bërë për motive politike.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton të gjitha pistat e mundshme për zbardhjen e dhunës, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.