FMN konfirmon kërkesën e Qipros
Fondi Monetar Ndërkombëtar tha të mërkurën se Qiproja ka kërkuar ndihmë financiare. FMN tha në një deklaratë se ka marrë një ftesë nga Qipro për “të marrë pjesë në ndihmën e jashtme financiare, në mënyrë që të evitohen rreziqet për ekonominë qipriote”.
Gjatë javës, Qiproja tha se do të kërkojë një pako shpëtimi nga partnerët e saj në Eurozonë. Ministri i Financave,Vassos Shiarly, u shpreh se vendi ishullor ka nevojë për 10 miliardë euro për të shpëtuar sistemin e tij bankar nga kolapsi.Bisedimet formale me Brukselin për kredinë duhet ende të fillojnë.
Republika e Qipros, ekonomia e tretë më e vogël në Bashkimin Europian, informoi autoritetet ditën e hënë se kishte nevojë për asistencë financiare.
Ministrat e financave të Eurozonës e kanë mirëpritur kërkesën e Qipros për ndihmë financiare nga FMN-ja.
Ata thanë se hapi tjetër është që Komisionin Evropian, Banka Qendrore Evropiane, autoritetet qipriote dhe FMN-ja të bien dakord “mbi programin”.