E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhje banesash në Vlorë, 2 në pranga

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person për grabitjen e banesës së një të moshuare. Shtetasi me iniciale M.M nga fshati Ruzhdie i Fierit është arrestuar pasi teksa ka vjedhur magazinen, ka tentuar të grabisë edhe 71-vjeçaren.

Ndalimi i tij u bë në një kohë rekord nga policia e qarkut të Vlorës, ku vetëm dy orë pas grabitjes, M.M është gjetur në pranga. Ndërkaq policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë edhe 27-vjeçarin Edvin Çuni, teksa po vidhte një banesë. Sipas policisë Çuni akuzohet për një seri vjedhjesh të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›