E Diel, 1 Nëntor 2026

Ricikluesit: Nuk importojmë plehra, por lëndë të parë që këtu nuk mblidhet

Tiranë- Shumicën e lëndës së parë për riciklim e blejmë, sepse në Shqipëri ajo nuk grumbullohet. Në mungesë të veprimit të pushtetit vendor, jemi ne ata që kemi organizuar rrjetin e mbledhjes së mbeturinave të riciklueshme në gjithë vendin tonë. Ne sjellim nga jashtë lëndë të parë për industrinë dhe jo plehra që ndotin. Mbetjet që ne blejmë jashtë janë shumë më të pastra se ato që mbledhim rrugëve dhe qyteteve të Shqipërisë. Debatet për ligjin bëhen për arsye politike, pasi ne kemi vite që importojmë mbetje për riciklim dhe ishim ne që kërkuam bërjen e ligjit, për ta formalizuar këtë biznes,- kjo është përmbledhja e shumë çështjeve që ne i adresuam një prej biznesemenëve që operon në fushën e riciklimit të mbetjeve.

Në përpjekje për të bërë pjesë të debatit për importin e mbeturinave edhe aktorët kryesorë të këtij procesi, pra biznesin e riciklimit, ne intervistuam administratorin e impinatit të riciklimit të mbetjeve plastike, Everest IE, Vullnet Haka.

Z.Haka, perse biznesi i riciklimit te mbeturinave (te mbetjeve te riciklueshme) importon nga jashte, kur i gjithe vendi yne eshte mbuluar nga mbeturinat?

Para se t’i pergjigjem pyetjes, gjykoj qe eshte shume e rendesishme qe te bej nje saktesim per kuptimin e terminologjise teknike ndermjet mbeturinave, plehrave dhe mbetjeve te riciklueshme.

Me termin mbeturina=plehra, nenkuptojme te gjithe sasine e ambalazheve pas perdorimit, apo edhe mbetjet nga produktet e ndryeshme qe perdoren ne veprimtarine e perditeshme jetesore te personave fizike e juridike, te marra se bashku dhe te hedhura ne kontenieret, apo vendgrumbullimet e percaktuara.

Me termin mbetje te riciklueshme, nenkuptohet ajo pjese e ambalazheve pas perdorimit, apo edhe mbetjet nga produktet e ndryeshme te ngurta qe perdoren ne veprimtarine e perditshme jetesore te personave fizike dhe juridike, jo te rrezikeshme per jeten e njerezve dhe kafsheve, te ndara veçmas ne konteniere apo vendgrumbullimet e percaktuar.

Tani besoj qe eshte e qarte per te gjithe se plehra ne kemi me shumice ne te gjithe vendin, kurse mbetje te riciklueshme kemi shume pak, per arsye se mungon ndarja e tyre ne burim, gje qe çon jo vetem ne sasi te reduktuara, por edhe me cilesi te ulet. Do te doja te shpjegoja qe Industria e riciklimit nuk perpunon plehra, nese do te ishte keshtu, ju siguroj qe nuk do te ishte nevoja per te impotuar plehra, sepse ne vendin tone gjenerohen rreth 1 milion ton mbetje ne vit, per te cilat nuk eshte e nevojshme te paguash per t’i blere, transportuar dhe çdoganuar nga importi.

Shqetesimi qe ju ngrini per sasine e madhe te plehrave qe kane mbuluar vendin eshte shume i madh dhe i ka kaluar te gjtha caqet per zgjidhjen, por sipermarja qe i jep zgjidhje ketij problemi eshte: Menaxhimi i integruar i mbetjeve te ngurta, i cili ne thelb te veprimtarise se vet ka pikerisht mbledhjen e diferencuar te mbeturinave qe shoqeria njrezore gjeneron gjate aktivitetit te saje dhe pergatitjen e mbetjeve te riciklueshme si leter, karton, plastike, qelq, metale, etj, per t’ja shitur industrise se riciklimit. Ndersa pjesen e mbetur te mbetjeve organike (likuide, te kuzhines e tjera) i dergon ne landfile per t’i kompostuar e per te prodhuar gaz, e tjera. Nuk duhet harruar te permendim qe eshte detyrim i ketij biznesi qe te beje grumbullimin e vecante te mbetjeve te rrezikshme qysh ne burim (nenkupto mbetjet spitalore, mbetjet elektronike, baterite, akumulatoret etj) dhe t’i adresoje ato tek  kompanite e  specializuara per trajtimin e tyre. Ne te vertete, per kete, ne vendin tone behet shume pak, ndjeshmeria e shoqatave mjedisore eshte e vogel dhe  investime ne kete fushe ka shume pak. 

U ndala kaq shume ne kete pike per te shpjeguar me detaje qe industria e riciklimit nuk ka lende te saje te pare plehrat, por mbetjet e riciklueshme qe vijne nga ndarja e mbeturinave ne burim nga pushteti lokal, apo kompani private te licensuara dhe autorizuara nga ato.

Sa perqind e mbetjeve qe ju ricikloni vijne nga Shqipëria dhe sa perqind nga importi?

Me gjendjen aktuale ku ndodhet sot menaxhimi i mbetjeve urbane ne vendin tone, industria e riciklimit, mbi bazen e kapaciteteve perpunuese qe ka investuar, arrin qe te siguroje, ne rastin me te mire, rreth 30-40% te
nevojave te saje per lende te para. Kjo sasi i shkeputet pergjithesisht mbeturinave qe ne prodhojme qysh ne burim, pa u kontaminuar, nepermjet rrjeteve te grumbillimit qe kompanite e riciklimit kane ngritur ne perpjekje per te siguruar lenden e pare ne te gjithe vendin. Ricikluesit ne vendin tone, nepermjet shoqates se tyre, po bejne presion tek te gjthe aktoret, kryesisht tek pushteti lokal, per te implementuar sistemin e menaxhimit te integruar te mbetjeve urbane, i cili do te plotesoje nevojat e ricikluesve per lende te para, gje qe do te ulte ndjeshem sasine e mbetjeve qe do te groposeshin neper landfile, do te conte ne ruajtjen e burimeve natyrore, ne ruajtjen e balances pozitive ndermjet eksportit mbi importin, do te zbuste probleme sociale duke ju siguruar mundesi
punesimi me kushte normale asaj pjese te shoqerise qe per shume arsye nuk ka akses ne tregun e punes etj.

Çfare lloj mbeturinash (mbetje te riciklueshme) importohen sot dhe nese flasim per sasi, sa ton vijne ne muaj?

Simbas njoftimeve qe ka shoqata e ricikluesve, ne vendin tone sot importohen mbetje te skrapit te ferrometaleve, metaleve me ngjyre, mbetjeve te plastikes prej polietileni, mbetje tekstili (rroba te perdorura). Te gjitha keto lende te para jane te perputhura me kodet tarifore doganore si nga vendet e origjines, ashtu edhe me ate te vendit tone, per me teper edhe me ato te konventes se Bazelit, simbas kerkeses se ligjit. Per sasite nuk mund te them gje, sepse ate statistike e mban drejtoria e pergjitheshme e doganave dhe ministria e mjedisit.

Unë mendoj qe eshte shume e rendesishme te informohet opinioni publik qe disa kompani ne vendin tone eksportojne mbetje te riciklueshme te ferrometaleve, metaleve me ngjyre, te kartonit, plastikes, drurit, tekstilit, etj. Me gjithese ato jane deficitare per industrine vendase, ato jane te lejuara per tu eksportuar sapas marveshjeve per tregeti te lire, ku vendi yne eshte pale. Disa prej ketyre mbetjeve eksportohen sepse nuk ka riciklues ne vendin tone, sic jane ato te PET-tit p.sh. Ne baze te marreveshjes se tregetise se lire qe ne kemi nenshkruar me vendet e BE-se dhe ato te rajonit, ne nuk vendosim dot ndalime apo barriera me taksa ne dogana apo incentiva ne tregun e brendshem.

Si eshte ndertuar rrjeti i grumbullimit te mbeturinave te riciklueshmeve ne vend?

Mbas viteve ’90 me fillimin e krijimit te kompanive te para prodhuese ne vend, lindi nevoja per lende te para dhe ato te ricikluara. Nevoja ne rritje gjithashtu po vinin per mbetje te riciklueshme edhe nga tregu i huaj per shkak te kostove te uleta qe ofronte vendi jone. Keshtu filloi te ngrihej dhe te funksiononte rrjeti i grumbulluesve te mbetjeve te riciklueshme, me peshe specifike me te madhe ne qendrat me shume te populluara dhe te prirura kryesisht ne mbledhjen e metaleve. Pastaj perpjekjet me serioze per zhvillimin dhe konsolidimin e sistemit te grumbulluesve jane bere nga ana e Bankes Boterore nepermjet IFC ne bashkepunim me shoqaten e ricikluesve. Zakonisht, te gjitha kompanite e riciklimit kane ngritur rrjetet e tyre te grumbullimit, nje pjese e tyre ndervepron per rryma te ndryeshme te mbetjeve te riciklueshme. Mendohet perafersisht se jane mbi 30.000 mije grumbullues individuale ne te gjithe vendin qe jane te vetpunesuar ne funksion te industrise se riciklimit dhe eksportimit te mbetjeve. Me aplikimin e sistemit te menaxhimit te integruar te mbetjeve ne  mbare  vendin,

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›