Ndarja e floririt prangos dy grabitësit e argjendarisë Ilija
Plagosja e Arditit
Rreth 18 ditë më parë, një prej të ndaluarve, Ardit Fejzullai, u plagos në këmbë, dyshohet pas konfliktit për ndarjen e bizhuterive të vjedhura. Policia tha dje se dy persona janë arrestuar. Në pranga kanë rënë Ardit Fejzullai nga Peshpani dhe Armando Mita nga fshati Bishan, përkatësisht 21 dhe 20 vjeç
Ngjarja - Grabitja e argjendarisë Ilija në qendër të qytetit të Fierit u krye paraditen e 5 korrikut, rreth orës 11:00
Survejimi - Policia siguroi prova gjatë survejimit të Ardit Fejzullait, teksa ndodhej i shtruar në repartin e kirurgjisë në Spitalin e Fierit
Shqip - Publikoi pamjet ekskluzive të 24 sekondave të videos
Arrestimi
Fier/ Detajet e operacionit policor Hap pas hapi
Edmond Hoxhaj
Grykësia ka çuar në pranga dy grabitësit e dyshuar të vjedhjes me armë të argjendarisë në qendër të qytetit të Fierit, ngjarje e ndodhur pak para mesditës së 5 korrikut të këtij viti. Hap pas hapi ka qenë operacioni i koduar disajavor që ka bërë zbulimin dhe ndalimin e dy grabitësve, që dyshohet se nën kërcënimin e armëve përvetësuan rreth 2 kilogramë bizhuteri të florinjta prej argjendarisë në pronësi të Ilia Kabucit, që kapnin vlerën e rreth 80 mijë dollarëve. Ndërkaq, dyshohet të ketë qenë pikërisht mënyra e ndarjes së sasisë së floririt të vjedhur që i ka çuar në pranga dy të rinjtë, që të dy banues në qytetin e Fierit. Madje, konflikti ka gjeneruar deri në plagosjen e një prej autorëve të dyshuar të grabitjes së argjendarisë. Lajmin për ndalimin e dy grabitësve e ka bërë publik dje për mediat vetë drejtori i Policisë së Qarkut të Fierit, Mërgim Hoxha, i cili zbuloi edhe identitetin e dy autorëve të dyshuar.
Policia
Në njoftimin e dhënë për mediat, drejtori i Policisë së Qarkut të Fierit, Mërgim Hoxha, pohoi se ndalimi i dy autorëve të dyshuar u krye dje. Ai pohoi se një prej të ndaluarve, Ardit (Ervin) Fejzullai 21 vjeç, lindur në Peshtan të Vogël dhe banues në Fier, rezulton të ketë qenë i dënuar edhe më parë për veprën penale të vjedhjes. Ndërkaq, si bashkëpunëtor i tij në vjedhjen me armë është ndaluar Armando Mita, 20 vjeç, lindur në Bishan të Komunës së Levanit dhe banues në qytetin e Fierit. Ndalimi i dy të rinjve u krye për veprën penale të vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga nenet 140 dhe 25 të Kodit Penal. Ata dyshohen se më datë 5 korrik 2012, në lagjen Kongresi i Përmetit, të qytetit të Fierit, të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur argjendarinë e tregtarit të bizhuterive, Ilia Kabuci, përfundoi drejtori Hoxha.
Plagosja
Nga burime konfidenciale të Policisë së Fierit mësohet se ka qenë hetimi mbi autorësinë e plagosjes së 21-vjeçarit Ardit Fejzullai rreth 18 ditë më parë, që ka ngritur dyshimet ndaj tij për implikimin në grabitjen e argjendarisë Ilija. Ai u plagos në këmbë me armë zjarri mbrëmjen e 30 korrikut, në fshatin Peshtan të Vogël dhe mori ndihmë mjekësore në Spitalin e Fierit e më pas në Spitalin Ushtarak të Tiranës për shkak se rrezikonte paralizimin e këmbës. Policia njoftoi atëherë se 21-vjeçari Fejzullai kishte pretenduar se nuk kishte arritur të njihte autorin e plagosjes së tij. Por, nga informacionet e marra në rrugë operative janë ngritur dyshimet se plagosja e tij kishte të bënte me një konflikt të lindur mes një grupi hajdutësh.
Konflikti
Ndërkaq, nga hetimet e mëtejshme janë siguruar informacione operative se plagosja kishte të bënte me një konflikt të lindur për shkak të ndarjes së bizhuterive të florinjta të grabitura me armë nga argjendaria Ilija. Pas marrjes së ndihmës më të specializuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, Fejzullai është transferuar sërish në Spitalin e Fierit. Pikërisht në ambientet e repartit të kirurgjisë, në dhomën në të cilën ai ndodhej i shtruar, policia ka arritur të sigurojë prova ndaj dy të ndaluarve. Mësohet se i plagosuri Fejzullai të jetë rrëfyer me persona të besuar lidhur me ngjarjen në kohën që ka qenë i shtruar në spital, ndërsa policia ka qenë duke kryer hetime dhe survejime ditë e natë. Ndërkaq, burimet e policisë nuk kanë dhënë detaje nëse në grabitje ka pasur ose jo edhe të tjerë persona të implikuar.
Provat
Dy autorët kanë lënë në vendngjarje prova të cilat u administruan nga policia. Një prej autorëve la gjurmët e gishtave të tij në banakun e argjendarisë, ndërsa tjetrit i ranë syzet në dysheme para se të largohej. Burime zyrtare të policisë u shprehën dje për gazetën Shqip se ndalimi i dy të rinjve të sipërpërmendur është bërë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, provave të siguruara gjatë survejimit të dy të dyshuarve, si dhe provave të administruara në vendngjarje. Por, nuk është bërë me dije se kujt prej tyre i përkisnin gjurmët e gishtave të gjetura dhe administruara në banakun e argjendarisë.
Ndalimi
Ndërsa për 21-vjeçarin Ardit Fejzullai, policia i kishte komunikuar urdhër-ndalimin, është bërë edhe arrestimi i 20-vjeçarit Armando Mita në banesën e tij. Ky i fundit mësohet të mos ketë bërë asnjë rezistencë, ndërsa nuk ka pranuar që të ketë lidhje me vjedhjen me armë të argjendarisë. Mësohet se Armando Mita jetonte me prindërit, ndërsa 21-vjeçari Fejzullai me të ëmën, pasi prindërit ishin divorcuar para disa vitesh.
Ngjarja
Grabitja e argjendarisë Ilija në qendër të qytetit të Fierit u krye paraditen e 5 korrikut, rreth orës 11:00. Dy persona të maskuar me shami në fytyrë dhe të armatosur me armë zjarri automatike tip kallashnikov, arritën që brenda 24 sekondave të zbrazin katër tabaka me rreth 2 kilogramë bizhuteri të florinjta. Gazeta Shqip publikoi atëherë pamjet ekskluzive të 24 sekondave të tmerrit për pronarin e argjendarisë Ilia Kabuci dhe punonjësit. Nën presionin e armëve ata paralizuan çdo lëvizje të punonjësit dhe të pronarit, i cili arriti vetëm të ndezë sinjalin e alarmit. Por, grabitësit arritën të largohen të qetë me një motor ngjyrë gri tip Scooter. Autorët u larguan drejt shkollës nëntëvjeçare Mark Dashi, ku edhe u panë për herë të fundit nga banorë të zonës. Ndërkaq, policia nisi pas disa ditësh hetim në gjendje të lirë ndaj pronarit të argjendarisë Ilia Kabuci për nxjerrje të sekretit shtetëror. Por, pas verifikimit të materialit kallëzues të policisë, prokuroria nuk konstatoi elementë të veprës penale dhe vendosi mosfillimin e hetimit ndaj Kabucit.
Banorët
Një prej të ndaluarve njihej si djalë i urtë
Askush që njihte 20-vjeçarin Armando Mita nuk kishte dyshuar ndonjëherë se ai mund të ish