E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhje me makinen e funeralit

Arrestohen gjashte persona te dyshuar per vjedhje Benz-ash. Bllokohen arme dhe mjetet vjedhura


Nje person me veturen e agjencies se varrimit ruante shoket ndersa ata vidhnin veturen e perzgjedhur


KAVAJE- Vidhnin vetura me makinen e funeralit policia arreston 6 person nga Tirana dhe Kavaja ndersa gjen dhe bllokon tri nga veturat e vjedhura ndersa identifikohen edhe disa automjete te tjera qe sipas policise jane vjedhur nga te arrestuarit e mesiperm. Xhavit Beu 22 vj 22 vjec nga Kavaja shofer prane nje agjencie te sherbimit funeral Ervin Karruli 29 vjec nga Kavaja Elton Tafa 19 vjec nga Tirana Shefqet Geca 38 vjec nga fshati Bathore i Tiranes si dhe dy adoleshentet M.Gj. nga Kavaja dhe A.B nga Tirana te dy 16 vjecare u arrestuan nga komisariati i Policise se Kavajes gjate operacionit te koduar Porosia e fundit me akuzen e vjedhjes automjeteve ne bashkepunim.


Vjedhjet realizoheshin nen mbulimin e nje automjeti te nje agjencie funerale ne Kavaje e cila perdorej nga Xhavit beu 22 vjec. Ai mesohet se merte ne mjetin me te cilin transportoheshin te vdekurit dy te miturit A. B. dhe M. GJ dhe pas nje xhiroje ne nje zone te caktuar piketonin veturen.


Pasi gjenin ate me te dhena te njejta me mjetin e porositur dy adoleshentet zbrisnin dhe zberthenin veturen ndersa Beu ruante se mos ne zoen qarkullonte policia. Kur gjithcka ishte kryer mjeti transportohej ne servilin ku do te shitej me nje cmim krejtesisht qesharak prej 50 mije lekesh. Sipas policise personat e tjere ishin angazhuar ne role te ndryshme ku sipas tyre Geca dhe Karruli gjenin tregun por jo pak here ata gjenin edhe vendin e vjedhjes se tyre dhe te cmontimit.


Ne total policia ka sekuestruar tri mjete me te cilat dyshohet se jane vjedhur dhe shitur me pas nga personat ne pika te ndryshme te riparimit te mjeteve me cmime qesharake qe nuk i kalonin shumat e 500 mije lekeve. Policia gjithashtu iu bllokoi te arrestuarve dy arme automatike Kallashnikov model 56 te kalibrit 7.62 mm te cilet u gjeten ne banesat e Ervin Karulit dhe Elton Tafes. Po ashtu policia bllokoi nje pistolete nje kerher pistolete TT model 54 me 15 fisheke ne banesen e Shefqet Geces.


Po ashtu policia sekuestroi automjetin me targa KJ 6993 A dhe gjitha pjeset e cmontuara te automjetit kamioncine me targa DR 3895 D nje shkop gome nje lap-top 7 telefona celulare 50 mije leke te reja vegla pune e sende dhe objekte te tjera te vjedhura nga personat. Aktualisht ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Kavaje po punohet intesivisht per dokumentimin e te tjera vjedhjeve te realizuara nga ky grup kriminal.


Nga hetimet e policise mesohet burimet konfirmojne se keta jane bashkeautore ne vjedhjen e se paku gjashte automjeteve automjeteve ne Tirane dhe Kavaje Durres etj ndersa ata dyshohet se kane kryer edhe shume vjedhje te tjera ndersa policia tha se po heton edhe disa persona te tjere si bashkepunetore te tyre.

Te arrestuar

Xhavit Beu 22 vjec nga Kavaja
Ervin Karruli 19 vjec nga Kavaja i denuar per shkleje te rregullave te qarkullimit
Elton Tafa 29 vjec nga Tirana i denuar per vjedhje automjetesh
Shefqet Geca 38 vjec nga Tirana
M. Gj 16 vjec nga Tirana
A. B 16 vjec nga Kavaja


Vjedhjet

Automjeti me targa KJ 6993 A Benz 200 me date 1 shkurt 2011
automjeti me targa DR 3895 D tip Benz kamioncine i vjedhur me 5 shkurt 2011
Automjeti Golf 3 me targa SK 1589 A vjedhur 26 janar 2011 tek Fusha e aviacionit
Automjeti Mercedez- Benz 190 me targaTR 3656 T vjedhur me 24 janar 2011 ne Koder Kamze.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›