Miratohet krijimi i Teatrit te Komedise
Qeveria miratoi dje vendimin per krijimin e Teatrit te Komedise. Kryeministri Berisha u shpreh se pas konsultimesh te gjera e te gjithanshme qeveria miraton ngritjen e ketij teatri si nje vendosmeri per te mbeshtetur fuqishem komedine e satiren shqiptare.
Teatri - u shpreh Kryeministri - do te behet nje promotor i fuqishem i zhvillimit te ketij zhanri te kesaj gjinie themelore per letrat letersine artet skenike dhe artet e tjera te vendit. Ministrit te Kultures i eshte kerkuar qe te sjelle ne qeveri edhe vendimin per Cirkun Kombetar.
Qeveria eshte e vendosur qe Cirkun ta shnderroje ne nje institucion kombetar e ti jape mbeshtetje te fuqishme ne menyre qe edhe cirku qe ka artiste e artiste te talentuar qe kane punuar me vetemohim e sakrifica te medha te skajuar nga qeveria vendore gjer tani te mund te modernizohet dhe tu jape adhuruesve te tij qe jane te shumte e te te gjitha moshave spektakle e performancen me te mire.
Ky investim i qeverise lidhet me nje vizion largpames te kryeministrit edhe ne fushen e turizmit. Duhet te jemi te vetedijshem se Shqiperia vizitohet nga mbi 3.5 milion turiste tha dje Berisha dhe detyrimet tona jane te medha qe ata te mund te ndjekim veprimtari artistike ne kryeqytet apo zona te tjera.