Vjedhje në Ministrinë e Infrastrukturës

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person në flagrancë i cili në oborrin e Ministrisë së Infrastrukturës ka vjedhur derivate të naftës nga rezervarët e agregateve të MI-së.
Për arrestimin e të dyshuarit është informuar edhe prokurori publik, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër.
Me rastin është duke u marrë njësiti i hetimeve në nivel të stacionit policor./Indeksonline/