E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohen në Korçë 67 kg drogë, dy në pranga

Dy persona janë arrestuar pasi ne automjetin e tyre u zbulua sasia e drogës prej 67 kg kanabis sativa.

Policia e Korçës prangosi Tomor Panxhin, 35 vjeç nga Elbasani, dhe Alket Agollin, 40 vjeç, nga Korça, sepse në aksin rrugor Pogradec – Podgorie në afërsi të fshatit Vreshtas gjatë një kontrolli në mjetin e tyre tip fugon u zbulua lënda narkotike, e cila nga Korça do të dërgohej në Greqi. /Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›