E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri, marrëveshjet me Kosovën edhe në serbisht

Në sfondin e retorikës së acaruar politike mes Tiranës dhe Beogradit, që kulmoi me post-ngjarjet e heqjes së lapidarit të ngritur në nderim të dëshmorëve të UÇPMB-së në Luginën e Presheves, qeveria ka dërguar në Parlament një marrëveshje me Kosovën, në 2 gjuhe, duke përfshirë edhe serbishten.

Deputeti socialist, Arben Isaraj, tha se kjo është e pakuptimtë, dhe në këtë pikë edhe kreu i komisionit parlamentar të Sigurisë Leonard Demi u detyrua ta pranojë vërejtjen e Isarajt. Madje deputeti demokrat tërhoqi edhe vëmendjen e qeverisë, në të tilla nisma.

"Z.Isaraj ka shumë të drejtë, ta dëgjojnë edhe kolegët e ministrive", - theksoi Demi. Por përfaqësuesja e ekzekutivit tha se serbishtja ishte përdorur me kërkesë të palës kosovare. "Meqënëse gjuha serbe është gjuhë zyrtare e Republikës së Kosovës është kërkuar nga pala kosovare që marrëveshja të nënshkruhet në të dyja gjuhët", - u shpreh ajo.

Pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje, 2 shtetet mund të ekstradojnë të dënuar për vepre penale, duke përjashtuar ato krime, që kanë sfond politik./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›