E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhjet me telemarketing. Skandal në Izrael, vidhen 25 mln $

Një video e filmuar nga policia izraelite e transmetuar nga tv vendase, tregon se si nëpërmjet telemarketingut njerëzve në Shtetet e Bashkuara u janë vjedhur më shumë se 25 milionë dollarë. Videoja është filmuar nëpërmjet një kamere të fshehur, e cila nëpërmjet mashtrimeve në telefon u tregonte njerëzve se ishin fitues të llotarisë. Policia në Izrael ka kërkuar gjithashtu ekstradimin nga SHBA të 11 personave, pjesëtarë të këtij rrjeti mashtrimesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›