Meksikë, policia gjen trupin e një turistje britanike
Policia në Meksikë beson se ka gjetur trupin e pajetë të një turisteje të moshuar nga Skocia, e cila u zhduk një muaj më parë gjatë kohës kur ishte me pushime ne Kankun. Julia Houard u zhduk me 16 qershor, pak orë pasi kishte mbërritur në Meksikë. 77-vjeçarja u gjet në një pyll, 3 milje larg rezortit ku qëndronte.